Berisha HABIT Kuvendin: Ka të dhëna TRONDITËSE, Rama është përfshirë …

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar gjatë fjalës së tij në Kuvend se Kryeministri Edi Rama është përfshirë në vorbullën e ish-agjentit të FBI Charls McGonigalit, armikut të deklaruar të presidentit amerikan.

Berisha gjithashtu tha se ka të dhëna tronditëse për përfshirjen e tij në procesin e vetingut. Ndër të tjera, Kreydemokrati theksoi se e vërteta është se hetimi parlamentar është i një rëndësie të jashtëzakonshme në Shqipëri.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, grupi parlamentar i PD ka kërkuar në mënyrë të përsëritur këtë komision hetimor për njërin prej skandaleve ndërkombëtare më të mëdha të kohës.

Skandal ndërkombëtar që bashkon në një kryezbuluesin e FBI të SHBA, Charles McGonigal, kreun e ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, ministra të tij, zyrtarë, gjykatës, prokurorë dhe dimensionet e këtij skandali janë ende të papërcaktuara. N

Lajme te Ngjashme

Bëjeni para se…! Paralajmëron Banka Qëndrore Europiane: Familjet duhet të mbajnë para cash pasi pritet …

EMRI/ Polici i dehur përplas një makinë, ka të plagosur

“Vetëm copa të ka bërë 2 mijë €”, Manja debat me Berishën për çmimet e kostumeve: Altin Hajrit i the ‘dua 500 mijë euro dhe një çantë Louis Vuitton’

Një gjë është e sigurt, McGonigal, me të cilin Edi Rama ishte krenar për miqësinë e tij, u soll në këtë vend si një horr që shkelmoi betimin në Kushtetutën e vendit të tij, u bë një me Edi Ramën, u përfshi në akte të shëmtuara korruptive që u kushtojnë shqptarëve gjer tani 40, por mundet edhe qindra miliona euro.

Duke i hequr licencat një kompanie ruse dhe duke ia dhënë një kompanie tjetër ruse. U përfshi në procesin e vetingut dhe në fakt, sipas shumë të dhënave, përveç ministres së Drejtësisë, në këtë akt të shëmtuar janë përfshirë vetorë, Pamela e stërpamela, Bunga e stërbunga.

Po, po, ka të dhëna tronditëse shumë. Janë vendosur gjoba ndaj biznesmenëve shqiptarëve, dhe e gjitha kjo në mënyrë që ky njeri qëkishte humbur integritetin moral dhe besnikërinë ndaj vendit të tij, të përdorej kundër opozitës shqiptare.

E vërteta është se hetimi parlamentar është i një rëndësie të jashtëzakonshme në Shqipëri. Në qoftë se McGonigal është një armik i deklaruar i presidentit të SHBA, ai është qytetar nderi i bashkive socialiste në Shqipëri. Ku shkoi ky Damiani njëherë? Tani që duhej të ishte pikërisht këtu, ikën ai… Pikërisht ky njeri duhet të merrte ndëshkimin më të madh për aferën McGonigal, ai bën sikur nuk ka ndodhur asgjë. Edi Rama e ruan në fshehtësi krenarinë e tij, por duhet të themi edhe një gjë, sigurisht këtë po e heton dhe do e hetojë drejtësia amerikane, McGonigal ishte i përzgjedhuri numër një për të faktuar atë nuk kishte ndodhur kurrë, për të faktuar lidhjet e presidentit Donald Trump në atë kohë me Kremlinin dhe Moskën, bazuar në një dosje shpifëse, false të një ish-agjenti britanik. Pra, në këtë vorbull është kreu juaj, është kryetari juaj dhe nga kjo vorbull ai nuk del kurrë,” tha Berisha.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…