E bujshme! Shqipëri-Greqi në kohë rekord, kur do të jetë gati autostrada e re?

Mediat greke shkruajnë se boshti rrugor do të lehtësojë aksesin në Shqipëri, si dhe në vende të tjera të Ballkanit jugperëndimor. “Duket se është çështje kohe projekti “Janinë-Kakavijë”. Pasi të përfundojë, do të jetë pjesë e “Korridorit Blu”, një rrjet rrugor 1,500 km e cila do të shtrihet nga Italia në Kalamata.

Që nga fundi i marsit të kaluar është dhënë pagesa e parë prej 10.58 milionë eurosh, e cila ka të bëjë me furnizimin me materiale ose makineri dhe shpenzimet për instalimet e para dhe kostot e tjera fillestare të projektit.

Tani projekti duket se ka hyrë në shinat e zbatimit dhe punimet e para parashikohen të fillojnë brenda periudhës së ardhshme. Boshti i ri rrugor 69.5 km i gjatë është boshti vertikal perëndimor i Autostradës Egnatia dhe është pjesë e Rrjetit Trans-Evropian të Transportit (Orient East Med), dhe pritet të përfundojë pak para fundit të vitit 2029.

Është vazhdimësi e autostradës joniane nga Janina në kufirin greko-shqiptar në zonën e Kakavias, duke kaluar prefekturën e Janinës. Projekti përfshin dy nën-seksione:

Boshti i ri rrugor do të shënojë rritjen e sigurisë rrugore, kursimin e kohës, adresimin e problemeve të aksesueshmërisë dhe lidhjes së zonave gjeografikisht të izoluara dhe të paarritshme të Njësisë Rajonale të Janinës dhe lehtësimin e aksesit në Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit Jugperëndimor.

Kjo rrugë është pjesë e boshtit rrugor Adriatiko-Jon 1,500 km të gjatë (“Korridori Blu”) e cila shtrihet përgjatë brigjeve të detit Adriatiku dhe Jon, dhe lidh Kalamatën (Greqi) me Triestën (Itali) nga Shqipëria” shkruan media greke.

Related Posts

Media e madhe amerikane shkruan per Florian Binajn, e pabesueshme ajo qe ka zbuluar per te

Në shkrimin e reportereve William Booth dhe Fjori Sinoruka, “WP” ka skanuar profilin e Binajt, që përshkruhet si një komedian dhe aktivist që ka si qëllim të…

Greqia jep lajmin e shumepritur per emigrantet shqiptare, ja sa para do marrin në Nëntor

Ndihma e re prej 250 euro në Greqi do t’u jepet çdo nëntor pensionistëve dhe grupeve të tjera sociale në nevojë. Pagesa do të bëhet pa kërkuar…

Pirro Dhima: Në Greqi më kanë sharë duke më quajtur shqiptar! Nuk jam ndjerë kurrë shqiptar

Në një intervistë në televizonin grek “Open”, Pirro Dhima ka rrëfyer se është bullizuar shpesh, madje ende vazhdojnë sharjet dhe fyerjet ndaj tij duke e quajtur ‘shqiptar’….

I Sjellin Xhaketë Nga Italia, Djali Nga Tirana Ngel Pa Fjalë Kur Sheh Shkrimin Brenda Saj

Thuajse çdokush nga ne është i informuar që në Shqipëri ka pafund masoneri këpucësh dhe rrobash që firmat italiane i kanë hapur në vendin tonë, ku qindra…

I FUNDIT/ Lulzim Basha del pas 1 ore nga SPAK, ajo çfarë deklaroi shtangu shqiptarët

Lulzim Basha ka lënë ambientet e SPAK, një orë pasi hyri në Prokurorinë e Posaçme. Ish-kreu i Partisë Demokratike tha për gazetarët se ishte thirrur këtë të…

Tr*nditet vendi, ka te vd*kur

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në afërsi të fshatit Dishnicë në Korçë. Aksidenti ka ndodhur pranë një…