Policia e Kukës ka arrestuar 23-vjeçarin Veli Cenaj, administrator i njësisë administrative në lagjen “Gostil” pjesë e Bashkisë Kukës, pasi kërcënoi me jetë punonjësin e policisë rrugore në detyre.
Kjo kanosje erdhi pasi një i afërm i tij, i identifikuar si Jurgen Cenaj, 23 vjeç tashmë i shpallur në kërkim aksidentoi me makinë punonjësin e policisë rrugore, Ermir Metaliaj.
Ndonëse kushëriri i tij ishte në faj, Veli Cenaj ka kërcënuar se do të merrej personalisht me efektivin e plagosur.
Pas këtij incidenti, zyrtari i bashkisë është prangosur ndërsa është shpallur në kërkim i afërmi i tij. Ndërkohë punonjësi i policisë aktualisht ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.
 
			 
			 
			 
			 
			