Një çështje serioze ka shpërthyer në sektorin e agrikulturës shqiptare: Dërgesa të mandarinave nga Shqipëria janë kthyer mbrapsht në disa vende të BE pasi analizat zbuluan mbetje të pesticideve të ndaluara, të tilla si Chlorpyrifos dhe Phosmet.
Nuk dihet ende me siguri nëse mandarinat me helm janë produkt vendi apo të ardhura nga importi.
Sipas raporteve të mëparshme, ngarkesa me mandarina prej Shqipërisë janë refuzuar nga vende si Kroacia, Republika Çeke, Italia dhe Lituania.
Aktet përbëjnë jo vetëm një çështje reputacioni për produktet bujqësore shqiptare, por edhe një kërcënim real për shëndetin e konsumatorëve, veçanërisht për fëmijët dhe për personat me sistem imunitar të dobët.
Chlorpyrifos, për shembull, është i ndaluar në BE që prej vitit 2020, për shkak të ndikimeve të tij në zhvillimin neurologjik të fëmijëve, ndërsa Phosmet është gjithashtu i përjashtuar për përdorim.
 
			 
			 
			 
			 
			