Kush janë 10 deputetë që sdo e gezojnë 11 Majin! Jul Kasapi zbulon arrestimet e SPAKUT

Gazetari Julian Kasapi ka bërë një deklaratë të fortë mbi arrestimet e SPAK, duke paralajmëruar se do të ketë ndalime para zgjedhjeve të 11 majit.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story”, Kasapi u shpreh se “në lupën e SPAK janë 10 kandidatë të PS për deputetë”.

Ndër të tjera ai komentoi punën e SPAK, ku tha se gëzon mbështetje të madhe publike, pasi ka arritur të godasë të ‘fortët’ që janë konsideruar si të paprekshëm.

“Prokuroria e Posaçme gëzon sot mbështetjen më të madhe të publikut. SPAK ka treguar se në Shqipëri mund të bëhet drejtësi, mund të funksionojë sistemi i drejtësisë, edhe në një Shqipëri ku asnjë institucion antikorrupasion… më thoni ju mua, dini ju ndonjë institucion antikorrupsion i cili mund të ketë bërë një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme

Nga ana tjetër SPAK ka treguar se në Shqipëri flisnim deri dje për Jurgis Çyrbjan, tani kemi kryetarin e bashkisë Tiranë. Ka treguar se të paktën në këtë pikë SPAK gëzon mbështetje kaq të madhe. Ashtu siç është historia me kryebashkiakun, ku unë mendoj se është një nga goditjet më të guximshme të SPAK dhe që ishte e nevojë, pasi nesër pasnesër ka nevojë për një ripërtëritje. Kemi edhe dosje të tjera siç është ‘21 janari’, dosja ‘5D’.

Kam kuptuar që historia në Shqipëri do vijojë me komente, në të vërtetë SPAK është i vetmi institucion që gëzon mbështetjen më të madhe nga publiku. Pse? Sepse ka shkuar deri aty ku godet edhe ata që janë ka shumë të fortë dhe që nuk mund të preken.

Nga ana tjetër kam një informacion se SPAK nuk do të vijojë me listën e zgjedhjeve, apo se duhet të bëjë arrestime të tjera para 11 majit dhe pas 11 majit. Është institucion që s’ka agjendën e PS apo PD. Tani është momenti që të bëjë… në lupën e saj janë mbi 10 kandidatë të PS, të cilët janë për deputetë.

Kemi dëgjuar për këta persona që deri dje kanë pasi imunitet. SPAK po tenton të bëjë, apo të shmangë historinë e përplasjes së Kuvendit. Tani është momenti. Ndaj them që s’ka listë zgjedhore për SPAK, është momenti për të bërë veprimet e saj, ky është informacion që më ka mbërritur. Janë figura që dihen që janë politike dhe SPAK po tenton të shmangë përplasjen dhe të bëjë ndalime para zgjedhjeve”, tha Kasapi.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…