“Mos vdeksh kurrë, Fatos Nano” – Fjalimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e lamtumirës për Fatos Nanon

Tiranë, 2 nëntor 2025 – Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë dhe prekës në ceremoninë shtetërore të homazheve për ish-kryeministrin dhe themeluesin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano.

Në fjalën e tij, Rama vlerësoi figurën e Nanos si njeriun që i dha Partisë Socialiste “frymën e re dhe bazat e modernitetit politik”, duke theksuar se pa të, kjo forcë politike “nuk do të ishte aty ku është sot”.

“Në selinë e partisë qëndron një foto e tij, që për mua është pamja më domethënëse,” – tha Rama.“Askush nuk mund të vërë në dyshim se kontributi i tij për Kosovën dhe për shqiptarët e rendit në rreshtat e historisë së nderit të Shqipërisë.”

Kryeministri kujtoi gjithashtu periudhën e vështirë kur Fatos Nano u persekutua dhe kaloi 4 vite në burg, si dhe rikthimin e tij në krye të qeverisë së vendit:

“Rindërtoi shtetin nga zeroja pas katrahurës rrafshuese të vitit ’97, duke u përballur me një opozitë që shkoi deri në sulme të armatosura ndaj institucioneve dhe ndaj tij fizikisht.Kjo nuk është dita për të shkruar historinë e Fatos Nanos, por për t’i dhënë lamtumirën.Do të më mungojë komunikimi ynë si shoferi i turnit të parë me shoferin e turnit të dytë për të njëjtën makinë, këshillat e tua që vinin të qëruara mirë, duke më ndihmuar për të vënë pikën mbi ‘i’.”

Më tej, Rama u ndal në kujtimet personale me Nanon, duke përmendur edhe mënyrën si është ndjerë pas lajmit të ndarjes së tij nga jeta:

“I thonë një fjalë: vdis, pa të të dua!Sa do të doja i dashur Fatos, të uleshim sonte në një nga ato darkat tona të viteve të fundit, e t’i kalonim deri vonë në atë ‘revistën tonë’ të ngjarjeve e personazheve të ndryshëm, tërë ç’u tha e çfarë u shkrua për ty që prej se doli lajmi se ti ike përgjithnjë.Po sa të paskan dashur e admiruar, mor burrë i dheut!Edhe ata që të vunë shkopinj nën rrota, mezi pritën sapo morën vesh se nuk do t’i hapësh më sytë.Edhe ata që të kallën në burg, e që të lëshuan për vite të tëra të zezat e gjuhës shqipe, veç ta shihje si t’i kanë qëndisur fjalët… plasja më vjen!”

“Më ra puna e vështirë e të parës lamtumirë që i jepet të parit kryetar, themelues të familjes sonë.Teksa rrotullohesha me sy anë e përqark faqes së bardhë në ekran, m’u ndërmend ajo historia jote me vdekjen e Mao Ce Dunit.Mu duk vetja si ai drejtori i Metalurgjikut që do të njoftonte vdekjen e kryetarit.”

Në përfundim të fjalës së tij, Edi Rama përmblodhi marrëdhënien e tij me Fatos Nanon dhe ndikimin që ai pati në rrugëtimin politik të vendit:

“Njeriu që ikën sot pa kthim nga Tirana ku lindi e bëri histori, është një rast tejet i veçantë për t’u përcjellë me fjalët e rastit pa u bërë qesharak.Me Fatosin ne ndamë, thyem dhe rindamë bukë.Por historia jonë, zhvilluar mes ekstremesh – nga birësimi im në familjen socialiste – ka vend vetëm për një fakt: nëse jam sot unë zëdhënësi i hidhërimit të familjes socialiste, kjo lidhet me intuitën e kryetarit, kur shtëpia e socialistëve nuk qe ajrosur ende nga era e së shkuarës.”

Në mbyllje, Kryeministri Edi Rama tha fjalët që ngjallën emocion te të pranishmit:

“Mos vdeksh kurrë, Fatos Nano!”

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…