Jeton i vetëm, i riu nga Elbasani, Andrea Ranxha kërkon ndihmë: Nuk dua lëmoshë, por të punoj, shtëpinë ma dëmtoi tërmeti

Në një shtëpi të vjetër në lagjen Shënkoll të Elbasanit jeton Andrea Ranxha, 32-vjeç, i cili përpiqet çdo ditë të mbijetojë mes varfërisë dhe sëmundjes.

Jetim që në foshnjeri, Andrea u birësua nga një çift elbasanas që e rriti me dashuri, por që sot nuk jetojnë më. Babai i tij birësues u nda nga jeta në vitin 2015, ndërsa nëna në korrik të vitit të kaluar, duke e lënë Andrean te vetem.

Shtëpia ku banon është e dëmtuar nga tërmeti i 2019-es dhe rrezikon shembjen. Ai jeton me një pagesë invaliditeti prej 11.500 lekësh në muaj, e cila mezi i del për ilaçe. Nuk ka para te paguaje dritat, ujin dhe ushqimet i merr me liste. Prej vitesh vuan nga skolioza, që i shkakton dhimbje të forta.

“Nuk kërkoj lëmoshë, dua vetëm të punoj. Të kem një vend në bashki, qoftë edhe për të fshirë rrugët, por askush nuk më dëgjon”, thotë ai me zërin që i dridhet nga emocionet.

Lajme te Ngjashme

Puthja e çiftit Edi dhe Linda Rama pas ceremonisë për Fatos Nanon (Video)

Belinda Balluku drejt dorëheqjes? Në kafe me ministrat socialistë! Ikni se do ju mbledh për …

“Turp kombëtar”/ Reagon ashpër Ngjela: Urgjentisht ky akt duhet ndalohet

Ish-ministri ja si më telefonoi Fatos Nano në vitin 2000 dhe njohja ime me të! Më kërkoi…
Për të mbijetuar, Andrea pastron varrezat, ndihmon fqinjët dhe në bulevard me dajre për të kënduar. Ndërkohë, tregon se është përballur me indiferencë dhe perbyzje nga bashkia, ku ka trokitur disa here per tu punesuar ne sektorin e pastrimit te rrugeve apo ne mirembajtjen e varrezave.

Sot ai ka një dëshirë të vetme: të takohet me kryeministrin Edi Rama, për t’i treguar hallet e tij dhe për të kërkuar një punë dhe strehim, pasi ka humbur cdo shprese.

“Zoti kryeministër, nuk dua ndihmë me para. Dua vetëm një shtëpi të sigurt dhe një punë që të mos jem barrë për askënd. Kam frikë të fle natën se shtëpia më bie mbi kokë. Vetëm kaq kërkoj,” thotë Andrea, ndërsa tregon ilaçet që merr çdo ditë.

Historia e tij është një thirrje e fortë për mbeshtetje dhe solidaritet. Ai falënderon nga zemra shqiptarët që e kanë ndihmuar në TikTok por edhe vete e di qe nuk jetohet me lemoshe, ndaj kerkon pune dhe banese sociale.

Related Posts

Si e bindi Aneta ne v*rrin e burrit Fatos Nanon ta merrte nga Parisi, Edi Ramën, më tha..

Tiranë, 01 Nëntor 2025 – Në ditën e homazheve për ish-Kryeministrin Fatos Nano, ka dalë në dritë një rrëfim i pazakontë që hedh një dritë tjetër mbi…

E papritur! Ja çfarë i ndodhi Ballukut në v*rrimin e Fatos Nanos!

Tiranë, 01 Nëntor 2025 – Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara në Pallatin e Kongreseve në nderim…

Lajm i madh për emigrantët/ Qeveria jep bonusin e ri, ja si të përfitoni

Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore (INPS) në Itali ka lëshuar udhëzimet e detajuara për aplikimin e një bonusi mujor prej 40 eurosh, i destinuar si mbështetje financiare…

E trishtë! Shuhet aktori i njohur, shume i dashur nga te gjithe

Aktori i mirënjohur francez me origjinë turke, Tcheki Karyo, i cili u shfaq në rreth 80 filma, përfshirë “The Bear” (Ariu) të Jean-Jacques Hanau, “Nikita” të Luc…

Rama nuk gjen qetësi, pas Ballukut një tjetër “TËRMET” në Qeveri

Tiranë– Kryetari i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, konfirmoi gjatë raportimit në Kuvend se ka nisur një procedim penal lidhur…

“Sme pranoi t’i paguaja drekën”, Samir Mane tregon cfare i ndodhi ne takimin me miliarderin e njohur: Ishte i bindur qe

Biznesmeni Samir Mane është renditur në listën e revistës prestigjioze Forbes si një nga miliarderët e botës, i pari në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, me një…