Nuk shqyejnë më dyert, ja trendi më i ri i “hajdutëve të makinave”, mënyra si ta parandaloni mashtrimin

Bandat në Evropë po gjejnë vazhdimisht mënyra të reja për të mashtruar drejtuesit dhe për të vjedhur sende, madje edhe vetë automjetet, ndërsa metodat që përdorin bëhen gjithnjë e më të zgjuara.

Vjedhjet e makinave janë një fenomen që rritet me ritme të shpejta, në shumë shtete evropiane, dhe autoritetet paralajmërojnë vazhdimisht shoferët të jenë të vëmendshëm. Metodat e bandave janë përhapur e kanë evoluar; ato nuk kufizohen më vetëm në prishje hyrjesh apo dhunë të thjeshtë.

Një nga taktikat më të fundit dhe më të përhapura që është regjistruar në disa vende evropiane është vendosja e kartmonedhave zakonisht 50 euro mbi xhamin e përparmë të makinave.

Qëllimi i kësaj taktike është të tërheqë vëmendjen e shoferit, ta nxjerrë nga automjeti për të kontrolluar çfarë ka ndodhur ose për të marrë kartmonedhën, duke krijuar kështu rastin ideal për sulm.

Reagimi i shoferit në këtë rast mund të rezultojë fatal. Ndërsa drejtuesi është i shpërqendruar, hajdutët mund të marrin sende me vlerë nga brenda makinës ose, në raste më ekstreme, të hipin vetë në automjet dhe të largohen brenda disa sekondave me makinën si plaçkë.

Si në rastet e tjera të shpërqendrimit të shoferit, edhe këtu mjaftojnë disa sekonda që grabitësit të “godasin” dhe të largohen para se të vihen re.

Madje edhe nëse dikush kupton se kartomonedhat janë të rreme, kjo shpesh nuk mjafton për të parandaluar ngjarjen.

Kjo praktikë është përhapur mjaft në vende si Franca, aq sa edhe autoritetet lokale të policisë kanë nxjerrë udhëzime për mënyrën se si duhet të veprojë një person për të shmangur pasojat më të rënda në një incident të tillë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…