Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën e 1 nëntorit ka pranuar informacione për rrëmbimin dhe plagosjen nga xhandarmëria serbe e një qytetari serb të Kosovës në zonën e Leposaviqit. Sipas hetimeve fillestare, policia thotë se persona të maskuar dyshohet se kanë hyrë nga Serbia, e kanë plagosur dhe rrëmbyer viktimën, duke e dërguar më pas në Nish. Policia ka nisur hetimet në bashkëpunim me KFOR-in dhe Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.
Prishtinë, 03 nëntor 2025
Me datën 01.11.2025, Policia e Kosovës, ka pranuar një informacion se në zonën e Leposaviqit, një person (M. V.), shtetas i Republikës së Kosovës, (i nacionalitetit serb), dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës, nga xhandarmeria serbe.