Merrni masa, mbërrin lajmi i frikshëm nga meteorologia për motin: Pritet dimri më i ftohtë se…

Meteorologia Anira Gjoni, e ftuar në një studio televizive, ka bërë parashikimin e motit për javën në vijim, për muajin nëntor, si edhe për dimrin që pritet të vijë. Sipas saj, Shqipëria do të përjetojë një nëntor me temperatura më të larta se mesatarja shumëvjeçare dhe reshje lokale kryesisht në zonat malore.

Gjoni theksoi se deri të mërkurën do të ketë reshje të izoluara në veri dhe veriperëndim të vendit, ndërsa më pas pritet përmirësim i kushteve atmosferike.

Meteorologia shtoi se përgjatë gjithë muajit nëntor, temperaturat do të mbeten të ngrohta, duke luhatur nga 16 deri në 20 gradë Celsius në zonat bregdetare, dhe 9 deri në 15 gradë në zonat malore.

“Deri të mërkurën do të kemi reshje lokale kryesisht në zonat malore, si Kukës e Lezhë. Gjatë ditës së mërkurë do të kemi kthjellim të motit. Për fatin tonë të mirë. Ne jemi të mbrojtur, nga masat ajrore që lëvizin në Itali dhe nga masat ajrore të ftohta. Jemi më të mbrojtur për shkak të pozicionit tonë gjeografik.

Kemi fatin për të mos u përballur me përmbytje masive, apo stuhi. Përgjatë nëntorit nuk presim që të kemi rënie drastike të temperaturave. Temperaturat do të vazhdojnë të larta. Në bregdet temperaturat do të shkojnë 16-20 gradë, në vendet e ulëta 15-19 gradë dhe në zonat malore 9-15 gradë. Kjo tregon që kemi temperatura relativisht të larta, do të vazhdojnë të tilla përgjatë muajit.”

Ndërkohë, dimri 2025–2026 parashikohet të jetë më i ftohtë se ai i një viti më parë, me temperatura mesatarisht 2 deri në 3 gradë më të ulëta, por pa kaluar nën mesataren shumëvjeçare.

“Do të jetë dhjetori, ai që do të sjellë ulje të temperaturave. Gjatë dy javëve të para do të kemi reshje shiu. Nëntori është muaji që merr sasinë më të madhe të reshjeve, megjithëse gjatë viteve të fundit ka pasur një rënie. Gjatë këtij muaji presim që të ketë reshje shiu.

Sa i takon dimrit 2025-2026 presim që të jetë pak më i ftohtë se ai i një viti më parë. Presim që temperaturat të jenë 2-3 gradë më të ulëta. Do të jetë një dimër i ftohtë por jo nën mesataren shumëvjeçare. I gjithë muaji nëntor të jetë me temperatura të ngrohta, në disa zona lokale do të jetë 3-4 gardë më shumë se mesatarja shumëvjeçare.”

Related Posts

Sapo ndodhi lëvizja e madhe, pritet të shkundet vendi

Përveç Belinda Ballukut SPAK ka marrë të pandehur edhe pesë vartës të saj. Bëhet fjalë për Ervis Berberin, Gentian Gjylin, Erald Elezi, Jetmira Dervishi, Mirzeta Kashica, raporton…

Përmbytje apokaliptike, mes të zhd*kurve edhe 13 fëmijë!

Të paktën 15 persona, kryesisht fëmijë, rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që goditën provincën më lindore të…

Tr*nditet serish vendi jone, ka te pl*gosur dhe..

Një person rreth 33 vjeç është plagosur në këmbë me armë zjarri në Durrës. Sipas asaj që raporton gazetarja Enkeleda Arapi, i riu ka shkruar vetë në…

Rikthime te bujshme në qeveri, ja ish ministrja që rikthehet në kabinetin Rama, i jep postin e rendesishem

Ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, është rikthyer në funksion pranë ekzekutivit, duke u emëruar si Këshilltare Juridike e Kryeministrit Edi Rama. Ky rikthim vjen pas një periudhe…

Merrni masa, vjen lajmi i fr*kshëm nga meteorologia për motin: Pritet dimri më i ftohtë se

Meteorologia Anira Gjoni, e ftuar në një studio televizive, ka bërë parashikimin e motit për javën në vijim, për muajin nëntor, si edhe për dimrin që pritet…

‘Ma ndiente zemra qe…’ Hap v*rrin e djalit pas 42 vitesh, nëna zbulon të vërtetën tr*nditëse

Lidia Reid, tashmë në moshë të thyer, ka kaluar dekada në kërkim të të vërtetës për djalin e saj të vogël, Garry, i cili sipas dokumenteve zyrtare…