Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në ndeshjen mes Mladost dhe Radniçkit në kampionatin serb të futbolli.
Mladen Zhizhoviç, trajneri i Radniçkit, ka pësuar kolaps në fushën e lojës dhe është ndarë nga jeta.
Ngjarja ka ndodhur në minutën e 20-të të sfidës, kur 44-vjeçari Zhizhoviç u rrëzua para pankinës së tij.
Atij iu dha ndihma mjekësore dhe u dërgua me ambulancë drejt spitalit.
Gjyqtari më pas rifilloi ndeshjen, për ta ndalur para fundit të pjesës së parë, kur u mësua lajmi tragjik se ai nuk ia kishte dalë.