Tr*gjedi, 28-vjeçarja humb jetën nga një pl*mb qorr

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brazilin, pasi një 28-vjeçare humbi jetën nga një plumb qorr gjatë një përleshjeje mes bandave rivale në Rio de Janeiro.

Vdekja e Barbara Elisa Yabeta Borges ka shkaktuar trishtim të madh në vend, vetëm pak ditë pas një operacioni masiv të autoriteteve në favelat e qytetit, ku u raportua se të paktën 100 persona u vranë.

Barbara, e cila punonte si punonjëse banku dhe blogere udhëtimesh, ndodhej në sediljen e pasme të një taksie kur anëtarë të bandave filluan të qëllonin pranë urës Fundão në Rio de Janeiro.

Sipas drejtuesit të taksisë, të shtënat u dëgjuan teksa po kalonin në zonë dhe Barbara u godit në kokë, raportoi Daily Mail.

Ajo u transportua me urgjencë në spitalin Geral de Bonsucesso, por fatkeqësisht mjekët nuk arritën ta shpëtonin. Policia që mbërriti në vendngjarje konfiskoi një pushkë, karikatorë dhe fishekë.

“Dëgjova një zhurmë të fortë, u përkula përpara dhe i thashë të futej poshtë. Më pas kuptova se ishte qëlluar. Isha i dëshpëruar. Ajo nxirrte disa tinguj, duke u përpjekur të merrte frymë. Në atë moment doja vetëm t’i shpëtoja jetën. Pak më vonë pashë një patrullë policie dhe ata më ndihmuan ta çoja në spital. Kishte aq shumë të shtëna, sa mendova se kishin hedhur bombë në makinën time,” tregoi shoferi për The Sun.

Sipas policisë, të shtënat ndodhën gjatë një përplasjeje të dhunshme mes bandave rivale kriminale.

Një banor lokal i drejtoi një mesazh bashkëshortit të Barbarës: “E di që nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen që po ndien, por nga zemra ime i lutem Zotit të të japë forcë për ta përballuar këtë humbje. Ji i fortë, miku im. Po lutem për ty.”

Edhe mikja e saj, Fernanda Vicencio, ndau një mesazh prekës: “Mikesha ime, të telefonova e dëshpëruar, u përpoqa të të marr sërish. Doja të dëgjoja zërin tënd. Doja të ishte një makth prej të cilit do zgjohesha. Do të të dua përjetë.”

Vetëm disa orë para vdekjes së saj, Barbara kishte ndarë me ndjekësit një mesazh prekës, duke i këshilluar “të kujdesen për ata që i duan”, duke theksuar se “njerëzit nuk mund të zëvendësohen”,

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…