‘Palloshi i gjatë’/ Në dosjen ‘Balluku’ biseda me sharje dhe fyrje për kryeministrin Rama

Disa komunikime që shkojnë përtej formatit zyrtar, janë shkëmbyr mes ish-drejtorit të ARRSH Evis Berberi, zv/kryeministres Belinda Balluku dhe zyrtarëve të tjerë që tashmë janë marë të pandehur nga prokuroria e posaçme SPAK.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se mesazhe pakënaqësie shkëmbehen për një zyrtar të lartë, të cilin ata e çuajnë “Palloshi i gjatë” dhe që dyshohet shumë se i referohen kryeministrit aktual të vendit, Edi Rama.

Këto mesazhe janë rikuperuar pikërisht në telefonat e sekuestruar Evis Berberit, i cili thuajse çdo ditë ka komunikuar me Belinda Ballukun, por edhe me zyrtarët e tjerë, ku ndër të tjera janë lëshuar sharje dhe fyerje për kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Këto mesazhe pakënaqësie dhe fyese për “Palloshin e gjatë” tashmë janë në dosjen e SPAK dhe administruar si prova materiale.

Mesashet fillimisht janë ekstraktuar për nevojat e hetimit të dosjes penale me Nr. 214/1, ku janë marë 24 të pandehur dhe më pas komunikimet në aplikacionin “Whats app”, i janë bashkuar dy dosjeve të tjera me Nr. 167 dhe Nr.181 të vitit 2024, të cilat aktualisht po hetohen në një procedim të vetëm me Nr.136 të vitit 2025 që për momentin janë zyrtarizuar 6 të pandehur mes të cilave dhe Belinda Ballukut.

Këto komunikime telefonike të Evis Berberit, zbulojnë rolin e zv/kryeministres Belinda Balluku, në ndikimin e saj të drejtpërdrejtë në paracaktimin e kompanive fituese në disa tendera, përfshirë këtu dhe rastin për supervizimin e punimeve që kryheshin në tunelin e Llogarasë nga një kompani turke dhe kompania Shqiptare “Gjoka Konstruksion”.

Deri në këtë fazë, hetimi është orientuar në provimin e një fakti penal, atë të “Shkeljes së pabarazisë në tendera dhe ankande publike”. Ndërsa episode të tjera të dyshuara kriminale dhe që ka vend për dyshime të arsyeshme janë veprat penale të “Korrupsionit”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Fshehja apo mosdeklarimi i pasurisë”./Nga Elton Qyno

Related Posts

I ndodh e paimagjinueshmja në burg Erion Veliajt pasi u dha vendimi për të vazhduar si Kryetar i Bashkisë Tiranë

Pasi Gjykata Kushtetuese riktheu Erion Veliajn si Kryetar i Bashkisë së Tiranës ka ‘shpërthyer’ festa pranë qelisë ku ndodhet krybashkiaku. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara…

Cfare po e tremb Edi Ramën? Del tenderi s*kret për makinën e blinduar 600 mln Lekë! Kush eshte ‘Miku’ qe po ia ben gati

Avni Ponari, jo vetëm që bën sigurimin e makinave, por importon edhe vetë mjete me anë të një kompanie që e krijoi më 2017. Këtë vit, oligarku…

Sa herë që pi kafe shkojë në tualet menjeherë. Çfare mund të kem? Flet doktoresha Lida Shosha

Pyetje: Sa here qe pi kafe shkoje ne tualet menjehere. Cfare mund te kemë? Pergjigje: Ne pergjithesi kafeina e cila kafeina eshte nje substance perberese e kafes…

Hetimet e SPAK, kush e ka radhën pas dosjes së ‘Tunelit të Llogarasë’, gazetarja Anila Hoxha zbulon DETAJET

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar duke bërë me dije se kanë nisur hetimet për 6 zyrtarë, mes tyre dhe zv. kryeministrja Belinda Balluku, në lidhje me…

Juristi i njohur bën thirrjen e FORTË, lironi Erion Velinë, përpara se t’ju detyrojë …

Nga Kreshnik Spahiu SPAK ose GJKKO duhet të ndryshojnë masën e arrestit me burg për Erion Velinë, për disa arsye ligjore dhe kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka kthyer…

A do të jetë muaji Nëntor një muaj me ndikim të thellë emocional apo transformues? Ja ç’thotë Liza Gjika

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV me moderatore Androniki Kolka ishte numerologia dhe astrologia e njohur Liza Gjika, e cila bëri një…