“Me praktikantet e bëmë treshe, kam qejf të shkoj me ty”, mjeku i fut … pacientes

Rasti flagrant që trajtohet sot në emisionin “Stop” në Tv Klan lidhet me mjekun e Qendrës Shëndetësore nr.10, Sinan M.

Një qytetare i drejtohet fillimisht një farmacie pranë qendrës për shkak të shqetësimeve shëndetësore, ku takon doktorin, i cili prezantohet si mjek dhe i mat tensionin.

Ai e fton qytetaren të shkojë në qendrën shëndetësore për një kontroll më të plotë.

Qytetarja – Si jeni? Të të pyes, nëse mund të marr ndonjë gjë kështu, se po ndiej si këputje, si aritmi, se këtu po të shkosh te qendra për të bërë vizitë…

Dr. Sinan M – Ta bëj unë vizitën, o goce, s’është problemi aty, se unë jam doktor, po mate njëherë tensionin ta shohim!

Qytetarja – Po ma bëre…!

Në vizitën e parë doktori tregohet i afërt dhe përpiqet të krijojë raport personal, duke e pyetur qytetaren për jetën private, gjendjen civile dhe origjinën.

Dr. Sinan M – Po mate tensionin njëherë!

Qytetarja – Ok!

Dr. Sinan M – Sa?

Farmacisti – 12, 8 e gjysmë.

Dr. Sinan M – Tani, këtë këputjen, e ke disa ditë?

Qytetarja – U bë nja dy, tre ditë.

Dr. Sinan M – Ju jeni gocë, jeni e martuar?

Qytetarja – Jam e ve.

Dr. Sinan M – S’ka gjë, s’të pyeta më gjatë. Nga ça rrethi vjen?

Qytetarja – Nga L***!

Dr. Sinan M – 10 me 7 e ke të ulët.

Qytetarja – Është i ulët?

Dr. Sinan M – Regjistroje pak emrin aty kësaj gocës! Vetëm ço të paktën, ço pak këtë këshu! Çoji më rrobat goce, se… Ulu aty, s’ka problem, se s’desha me të shtri! Çoji më rrobat mirë! Ça paske këshu? Si më rrike..! Për momentin, për momentin, nuk shikoj ndonjë gjë. Thjesht të ka ra tensioni. Nëqoftëse do ndihesh keq, po të jap numrin e telefonit edhe bjeri telefonit. Edhe po qe se ashtu, bëj një serum. Nëqoftëse ti ndihesh keq, edhe thuaj, përmend emrin tim. 69xxxxxx

Qytetarja – Doktor?

Dr. Sinan M – Sinani. Nji Sinan ka këtu.

Në vizitën e dytë, doktori i sugjeron të bëjë check-up falas, duke përmendur emrin e tij. Ai vazhdon me një sjellje, që e tejkalon marrëdhënien profesionale mjek-paciente.

Dr. Sinan M – Si jeni? Mirë? Të ka ra imuniteti. Do bësh një palë analiza gjaku. A do t’i bësh?

Qytetarja – Do i bëj, se…

Dr. Sinan M – Falas i ke! 12 me 9! Je një çikë frikacake. Shtrihu lart! Tani, sa vjeç ishe ti goce?

Qytetarja – XX!

Dr. Sinan M – XX. Ok! Tani ngjitu pak lart bëj edhe atë check up-in! Për 4 ditë të vijnë në e-Albania. Ti je në punë?

Qytetarja – Po! Po!

Dr. Sinan M – Prapë sot?

Qytetarja – Po në punë, nga puna u shkëputa.

Dr. Sinan M – Si je me problemet e menstruacionet e kështu gjërash?

Qytetarja – Të rregullta i kam pas.

Dr. Sinan M – Në kuptimin, flas, nuk ke pas ndonjë shqetësim, ndonjë diçka?

Qytetarja – Jo, s’është se kam vënë re ndonjë gjë.

Dr. Sinan M – Ngjitu lart aty vetëm me kartë identiteti! Thuaj jam me doktor Sinanin. Dakord? Mos e zgjat më muhabetin, jo kështu, jo ashtu!

Në vizitën e tretë, kur ndodhet i vetëm në zyrë, sjellja e tij kthehet në ngacmim s ksu al të hapur dhe të përsëritur.

Qytetarja – Doktor!

Dr. Sinan M – Super korrekte. Të ishe vonu edhe pak…

Qytetarja – Jo, po ngaqë më the pas orës 2 edhe prandaj…

Dr. Sinan M – Kishe marrë…?

Qytetarja – Do flasim për check up-in apo jo? Jo! Jo! Prit njëherë! Po prit, o..!

Dr. Sinan M – Check up-i është ashtu… Tani unë do të them vetëm një diçka.

Dr. Sinan M – Tani, sa kohë ke, që je divorcuar?

Qytetarja – U bënë vite.

Dr. Sinan M – Unë, kur të ftoj, ti e di. Unë nuk të ftoj kot. Unë të ftoj plot. Thjesht, ti m’u duke si e pafajshme, në kuptimin tamam të fjalës. Kur fillove fole pastaj, kuptova, që je për mu. Ja për shembull, tani të ka filluar aritmia menjëherë.

Qytetarja – Doktor! Të lutem! Prit!

Dr. Sinan M – Jo! Jo! Jo, se do pres unë. Unë desha vetëm për aritminë, se të ka filluar pak rrahja e zemrës.

Qytetarja – Po ndoshta nga sikleti tani.

Dr. Sinan M – Hë më, se ça sikleti do kesh ti?! Unë e ti dhe dhoma. Një sekondë! Ulu pak këtu!

Qytetarja – Hë, jo, jo, s’ka gjë! Ja, se unë po ulem këtu!

Dr. Sinan M – Dakord! Atëherë ke një diçka domethënë…

Qytetarja – Po prit!Më lësho dorën!

Dr. Sinan M – Ke ndonjë lidhje?

Qytetarja – Ncuq!

Dr. Sinan M – Nuk ke?

Qytetarja – Jo!

Dr. Sinan M – Sa u skuqe më… Ç’pate?

Qytetarja – Po tani pata siklet. Nuk e di, se unë erdha për vizitën, thashë do flasim për vizitën, për check up-in, që më the, se s’kisha kohë.

Dr. Sinan M – Jo unë…Flasim pastaj, se check up-in e bëjmë nesër!

Qytetarja – Po sot?

Dr. Sinan M – Sot do e bëjmë, të marrësh veten dhe do ta bëjmë. Dëgjo ti je, je me një moshe, që e kuptojmë njëri-tjetrin. Besoj, që ti, nuk është se të ik gjë. Të ka ik gjë domethënë nga ajo pjesa? Nuk të ka ik gjë. Më përpara dhe mund të ketë rrëshket nai gjë./Tv klan

Related Posts

Për 8 Vite U Kujdesa Për Burrin Tim të Paralizuar — Kur Ai Eci Përsëri, Më kërkoi Divorcin Dhe..

Pas tetë vjetësh të kaluara duke u kujdesur për burrin e tij të paralizuar, një grua e përkushtuar përballi tradhtinë përfundimtare kur ai së fundi u ngrit…

Miratohet Akti Normativ i Fundvitit, 15 mijë lekë bonus për familjet në nevojë dhe personat me aftësi ndryshe! Përfitojnë rreth 148 mijë qytetarë

Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktin Normativ të Fundvitit për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2025. Nga ky akt normativ do të shperndahet një bonus prej…

Shifra rekorde, çmimi i arit prek vlerën më të lartë ndonjëherë

Çmimi i arit ka arritur një tjetër rekord, duke u tregtuar mbi 4,400 dollarë për ons për herë të parë. Çmimi i metalit të çmuar është rritur…

Kujdes, super radarë të rinj prej sot janë aktivizuar në rrugët e Serbis, këto janë gjobat

Super radarë të rinj stacionarë janë instaluar përgjatë rrugëve në të gjithë Serbinë dhe nga sot (e hënë) kanë hyrë zyrtarisht në funksion. Shoferët do të ndëshkohen…

Gjendet i vd*kur Shemi i grupit “Ilirët”

Këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi- Shemi i grupit “Ilirët”, është gjetur i vd ekur. Lajmin e kanë bërë të ditur burime të Gazetës Online Reporteri.net. Ende nuk…

“Po më vr*t ishi!”/ 34-vjeçarja vr*tet nga ish-partneri! Telefonoi policinë por ai i mori telefonin dhe…

Në një ngjarje të trishtueshme dhe shkatërruese, një grua ka humbur j etën pas një akti të dhunshëm nga ish-i partner i saj, i cili e kishte…