17 ditë pa asnjë gjurmë të Florjan Tabakut, familja në ankth: Kërkimet janë ndërprerë!

Kanë kaluar plot 17 ditë nga zhdukja e 26-vjeçarit Florjan Tabaku, por ende asnjë gjurmë e tij. I riu nga Tropoja, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është me aftësi të kufizuara, humbi kontaktet me familjen më 21 tetor, ndërsa ndodhej në zonën Qafë-Morinë–Gjakovë për të mbledhur gështenja.

Që prej asaj dite, familja e tij jeton në ankth, duke kërkuar çdo mundësi për ta gjetur. Kërkimet, të zhvilluara fillimisht në të dy anët e kufirit Shqipëri–Kosovë, janë ndërprerë prej ditësh, megjithëse ende nuk ka prova që Florjani të mos jetë në zonën malore.

“Në mal janë ndërprerë kërkimet, edhe pse nuk na kanë siguruar që nuk është në mal,” – tha vëllai i tij për JOQ Albania. “Kanë kërkuar në të dyja anët, por më shumë mundësi është në territorin e Kosovës. Vetëm rajonet e policisë janë të njoftuara, nëse e shohin të lajmërohet. Me sa dimë, nuk po bëjnë kërkime të tjera,” – shtoi ai me dhimbje.

Familja apelon për ndihmë nga qytetarët në të dyja anët e kufirit, që nëse dikush e ka parë ose ka ndonjë informacion, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin +355 69 393 8983.

Florjani është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhe çdo ditë që kalon, shpresa e familjes për ta gjetur të gjallë po venitet, ndërsa ata luten që ai të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

Related Posts

Autobusi përpIaset me makinën, vd*s shoferi pIagosen 20 nxënës, shkaku…

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Arignano, pranë Torinos. Një makinë është përplasur me një autobus që transportonte rreth pesëdhjetë persona, kryesisht nxënës…

“Marrëveshja për pensionet me Italinë është e dështuar!” – Eksperti Hoxha: E domosdoshme, por ja ku çalon

Eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News 24, shprehu shqetësime lidhur me zbatimin e marrëveshjes Shqipëri-Itali për pensionet. Sipas…

Kulla që “gllabëron” jetimoren: Zhduket “Zyber Hallulli” për t’i hapur vend luksit

Godina historike e Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli”, që për dekada ka qenë strehë për breza jetimësh në Tiranë, pritet të shembet për t’i lënë vend një…

“Lali Eri, rrush o rrush”, mbështetësi i Veliajt këndon me pasion për kryebashkiakun

Edhe pse prej 8 muajsh ndodhet në paraburgim, Erion Veliaj duket se vazhdon të frymëzojë… këngë. Një mbështetës i tij ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania…

“VRlTNl shqiptarët”, FIFA dënon Serbinë për koret ndaj Shqipërisë

Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka dënuar Federatën e Futbollit të Serbisë për sjelljen e papërshtatshme dhe diskriminuese të tifozëve gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë, e zhvilluar më 11…

Protestë para Kuvendit kundër pr.ligjit për barazinë gjinore: Ka vetëm dy gjini, mos votoni kundër fëmijëve

Aktivistë dhe përfaqësues fetarë u mblodhën para Kuvendit për të protestuar kundër projektligjit për barazinë gjinore. Protestuesit mbajnë pankarta ku shkruhet “Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe…