Sa do të zgjasin ditët me shi? Lajda Porja jep lajmin e papritur: Do të kemi reshje të forta, ja zonat më të rrezikuara

Meteorologia Lajda Porja në lidhje live bëri parashikimin e motit për këtë javë, ku theksoi se edhe ditën e sotme do të ketë vijim të reshjeve. Sipas saj, sot do të kemi ndërprerje të vazhdueshme të reshjeve, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave.

“Reshjet kryesisht do të jenë të fokusuara në zonat veriore, por do të përfshijnë edhe atë qëndrore, përfshirë edhe kryeqytetin. Qarku i Jugut, pra qarku i Vlorës, do të jetë qarku që do të marrë më shumë reshje, kryesisht gjatë mesnatës”, u shpreh Porja.

Ndërkohë, të martën do të ketë reshje nga ora 3-4 e mëngjesit deri në orën 6-7.

“Në këto interval oraresh do të ndihen më së shumti reshjet për të martën, ku më shumë do të jenë të fokusuara në jug dhe juglindje të vendit. Duke nisur nga dita e së martës dhe në vijim do të kemi përmirësim të kushteve të motit, duke na rikthyer diellin për disa ditë me radhë”, tha Porja.

Sipas saj, 10-ditëshi i dytë i nëntorit do të jetë me mot të qëndrueshëm, duke nisur nga nesër në mesditë.

“Sot temperatura ka pasur rënie, ku sot kanë qenë me maksimle në 20 gradë Celsius. Nga dita e mërkurë do të kemi rritje. Ndërkohë, një fenomen ekstrem shiu do të jetë 10-ditëshin e fundit të nëntorit, ku do të jenë me intensitete të larta. Pra, muaji nëntor pritet të jetë në mbizotërimin e reshjeve”, shtoi Porja.

Për sa i përket rajonit, edhe rajoni do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm.

Sipas meterologes, Kosova do të jetë më së shumti sot nën mbizotërimin e rrebesheve, ndërsa nesër Maqedonia e Veriut. Gjithahstu, edhe Greqia do të jetë në situatë alarmante.

Ndërkohë, moti do të përmirësohet nga dita e martë deri në fundjavë,

Related Posts

Hòròskopi/ Do të fitoni çmendurisht LEK ne kete dite qe nuk e kishit menduar kurre kurrë

Dashi – Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime…

35 vite nuk kanë rreshtur së kërkuari Jetnorin dhe Valmirin: Dy nënat nga Korça besojnë në mrekulli

Një dhimbje 35-vjeçare, e pashuar dhe e mbartur me kurajë, shpaloset sot si një apel urgjent për publikun. Historia e kësaj familjeje modeste nga Floqi i Korçës,…

“Mësuesit e shkollave publike ‘zvarritin’ mësimin për të detyruar nxënësit të shkojnë në kurset e tyre private”

Një mësuese e sapodalë në pension ka dërguar një apel në redaksinë e JOQ Albania, ku shpreh shqetësimin e saj për një fenomen që, sipas saj, po…

Arbana Osmani trazon rrjetin, çfarë po ndodh mes saj dhe Eduartit?

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale pas një detaji që nuk u shpëtoi ndjekësve në postimin e saj të fundit….

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që do ta mbyllin 2025-ën me fat dhe shumë surpriza

Teksa po i afrohemi ditëve të fundit të vitit, disa shenja të zodiakut pritet të marrin hov dhe të përjetojnë ndryshime pozitive si në planin personal, ashtu…

LAJM i FUNDIT/ ZGJIDHET kreu i RI i SPAK! Ja kush është

Mbledhja e KLP, Klodjan Braho zgjidhet drejtues i SPAK me 7 vota. Adnan Xholi mori 3 vota, Elvin Gokaj 1 votë dhe Doloreza Musabelliu asnjë votë. Vijon…