Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka komentuar 3 vrasjet që ndodhen brënda 1 ditë në vend. Gjatë fjalës së saj në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Koçiu tha se këto janë krime tragjike, por jo vrasje mafjoze. Po ashtu ajo ka deklaruar se autorët janë arrestuar menjëherë.
“3 vrasje në ditë, janë tre krime tragjikë, që nuk janë vrasje mafioze. Janë të pashmangshme nga puna që bën përditë policia e shtetit. Nuk besoj se ka ndonjë vend të botës ku polici rri në kuzhinë për të parandaluar që djali të godasë me thikë babanë, apo brenda në kuzhinën e restorantit për të parandaluar picerin të godasë më thikë kuzhinierin, janë ngjarje tragjike, por për të cilat nuk implikohet puna e policisë së shtetit, autorët janë kapur menjëherë”, tha Koçiu.