Skip to content

“Nuk punonte, pinte vetëm raki”/ U gjet i paj’etë në kangjellat e murit rrethues, flasin banorët e zonës: U kthye në fshat pas divorcit!

Eduart Çarçani është 49-vjeçari që u gjet i pajetë në kangjellat e murit rrethues të një banese të pabanuar në fshatin Plasë të Maliqit. Dyshohet se në gjendje të dehur ai ka tentuar të hyjë në oborrin e një banese të pabanuar, por gjatë ngjitjes bluza i është k’apur në kangjella, duke shkaktuar mby’tjen fatale.

Lidhur me ngjarjen banorët e zonës thanë për News24 se vik’tima ishte emigrant në Itali dhe se ishte kthyer në fshat pas divorcit me bashkëshorten. Ata thanë se 49-vjeçari nuk punonte dhe se kishte problem me alk’oolin. Sipas tyre shtëpia në të cilën ai u gjet i v’arur është e Fejim Agollit, të cilën e mirëmbante i kunati.

“Shtëpia është e pabanuar nuk ka njeri”, tha njëri nga banorët e zonës.

“Ai jetonte më shumë në Itali nuk jetonte këtu. Pak kohë ka që ka erdhur, kishte problemet e tija. Pinte shumë. Jetonte prej shumë vitesh në Itali, me të ëmën, motrën, dajintë. Shtëpia që u gjend i varur është i Fejim Agollit, nuk ka njeri atje, e mirmban i kunati. Shtëpia është e pabanuar nuk ka njeri”, tha njëri nga banorët e zonës.

“Eduardi djalë i mirë i përsosur ,hallet i di vetë ai, ne nuk dimë gjë. Kishte nënën këtu, qëndroi ca kohë dhe iku në Itali. Nuk punonte, pinte vetëm raki”, tha banori tjetër.

Maliq/Më datë 11.11.2025, është gjetur i pajetë në rrugë, shtetasi E. Ç., 49 vjeç. Nga këqyrja e jashtme e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Punohet për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së këtyre shtetasve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Published inTë fundit