Ja si do të rriten pagat dhe pensionet në vitin 2026 – detajet nga projektbuxheti i ri

Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, Punësimit dhe Financave, ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi projektbuxhetin për vitin 2026, duke theksuar se qëllimi kryesor është rritja e mirëqenies sociale dhe forcimi i mbrojtjes ekonomike për qytetarët.

Sipas Malajt, buxheti i vitit të ardhshëm arrin në 886.7 miliardë lekë, duke ruajtur balancën mes qëndrueshmërisë fiskale dhe mbështetjes për zhvillimin social e ekonomik.

Rritja e pensioneve

Në qendër të buxhetit qëndron Reforma e Pensioneve, që nis më 1 janar 2026 dhe do të shtrihet deri më 2030, me një efekt financiar prej 10.4 miliardë lekësh vetëm për vitin e parë.

Pensionistët do të përfitojnë rritje mujore sipas kategorisë:

1,800 lekë/muaj – pensionet urbane me vite të plota pune

800 lekë/muaj – pensionet urbane të pjesshme

1,000 lekë/muaj – pensionet rurale (para 31 dhjetor 2014)

700 lekë/muaj – pensionet familjare

600 lekë/muaj – pensionet e invaliditetit të punës

Synimi është që deri në vitin 2030, pensionet mesatare të arrijnë:

40,000 lekë për pensionet urbane të plota (nga 27,350 lekë aktualisht)

22,000 lekë për pensionet urbane të pjesshme (nga 16,300 lekë)

18,000 lekë për pensionet rurale (nga 11,400 lekë)

18,000 lekë për pensionet familjare (nga 11,300 lekë)

30,000 lekë për pensionet e invaliditetit (nga 24,300 lekë)

Në total, efekti financiar i reformës për periudhën 2026–2030 llogaritet në rreth 1.7 miliardë euro.

Rritja e pagës minimale

Nga 1 janari 2026, paga minimale për efekt të kontributeve shoqërore do të rritet me 10,000 lekë, duke shkuar në 50,000 lekë/muaj.

Kjo rritje do të përfshijë rreth 307,850 të punësuar në sektorin publik dhe privat.

Në planin afatmesëm, qeveria synon ta çojë pagën minimale në:

60,000 lekë në vitin 2028

70,000 lekë deri në fund të mandatit qeverisës

Objektivat e buxhetit 2026

Ministri Malaj tha se ky projektbuxhet mbështetet mbi katër shtylla kryesore:

1. Rritjen e mirëqenies dhe mbrojtjes sociale për qytetarët

2. Sigurimin e një rritjeje të qëndrueshme ekonomike

3. Konsolidimin fiskal dhe disiplinën buxhetore

4. Përshpejtimin e procesit të integrimit evropian

Ai nënvizoi se përveç reformës në pensione, buxheti i 2026-ës parashikon edhe indeksim periodik të pagave në administratën publike dhe rritje të diferencuara për kategori të caktuara punonjësish.

“Ky është një buxhet që synon ta vendosë qytetarin në qendër, duke garantuar rritje reale të të ardhurave dhe modernizim të shërbimeve publike,” – tha ministri Malaj. /noa.al

Related Posts

Hòròskopi/ Do të fitoni çmendurisht LEK ne kete dite qe nuk e kishit menduar kurre kurrë

Dashi – Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime…

35 vite nuk kanë rreshtur së kërkuari Jetnorin dhe Valmirin: Dy nënat nga Korça besojnë në mrekulli

Një dhimbje 35-vjeçare, e pashuar dhe e mbartur me kurajë, shpaloset sot si një apel urgjent për publikun. Historia e kësaj familjeje modeste nga Floqi i Korçës,…

“Mësuesit e shkollave publike ‘zvarritin’ mësimin për të detyruar nxënësit të shkojnë në kurset e tyre private”

Një mësuese e sapodalë në pension ka dërguar një apel në redaksinë e JOQ Albania, ku shpreh shqetësimin e saj për një fenomen që, sipas saj, po…

Arbana Osmani trazon rrjetin, çfarë po ndodh mes saj dhe Eduartit?

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale pas një detaji që nuk u shpëtoi ndjekësve në postimin e saj të fundit….

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që do ta mbyllin 2025-ën me fat dhe shumë surpriza

Teksa po i afrohemi ditëve të fundit të vitit, disa shenja të zodiakut pritet të marrin hov dhe të përjetojnë ndryshime pozitive si në planin personal, ashtu…

LAJM i FUNDIT/ ZGJIDHET kreu i RI i SPAK! Ja kush është

Mbledhja e KLP, Klodjan Braho zgjidhet drejtues i SPAK me 7 vota. Adnan Xholi mori 3 vota, Elvin Gokaj 1 votë dhe Doloreza Musabelliu asnjë votë. Vijon…