Me fustan nusërie dhe buzëqeshje, si i përballon vështirësitë e punës ky hero i heshtur i Komunales

Në një ditë kur atmosfera u rëndua pas atentatit tronditës pranë Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë punonjësi i AMP-së Muçi Shaljani, në redaksinë tonë ka mbërritur një video që sjell një rreze shprese e pozitiviteti mes kësaj zymtësie.

Një qytetar nga Shkodra ka dërguar një pamje krejt të veçantë: një punonjës i shërbimeve të pastrimit, një prej atyre njerëzve që punojnë gjithë natën për të mbajtur qytetin pastër, shfaqet duke kryer punën e tij me entuziazëm të jashtëzakonshëm, i veshur me një fustan të bardhë nusërie dhe jelekun fosforeshent të punës.

Kur Sakrifica takohet me Buzëqeshjen

Qytetari që dërgoi videon shkruan me emocion se ky djalë, që i përket shtresës më të nënpaguar por më të domosdoshme të qytetit, ka gjetur një mënyrë krejt origjinale për të përballuar monotoninë dhe vështirësitë e profesionit të tij: me humor, pozitivitet dhe dashuri për jetën.

Në video, ai shihet duke mbledhur mbeturinat me ritëm dhe hare, duke e kthyer punën e tij të vështirë në një moment gëzimi që të bën të buzëqeshësh edhe si kalimtar. Ky veprim i pazakontë nuk është thjesht për t’u vënë re, është një mesazh i bukur që tregon se dinjiteti i njeriut nuk varet nga puna që bën, por nga mënyra si e bën atë.

Mesazhi i Qytetarit për JOQ Albania:

“Përshëndetje JOQ! Deshta me e nda me ju ikyt video se sa me pozitivitet e bajn punën kto djem të thjeshtë që jan shtresa ma e keq paguar në qytetit ton të Shkodrës. Këta janë njerëzit që janë pas kuintave që me sakrificën e tyre e mbajn qytetin paster. Ky djali e ka gjet mënyrën me ra në sy dhe i shkon taman shprehja: me kan shkodran, tana i ban!”

Ky punonjës i komunales, me fustanin e tij të bardhë dhe buzëqeshjen që s’fiket, është dëshmi e gjallë se shpirtin pozitiv nuk e ndot asnjë pluhur rruge. Ai është një hero i heshtur i pastërtisë, që me humorin e tij na kujton se edhe në netët më të errëta, Shkodra di të ndriçojë me shpirtin e vet.

Related Posts

Hòròskopi/ Do të fitoni çmendurisht LEK ne kete dite qe nuk e kishit menduar kurre kurrë

Dashi – Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime…

35 vite nuk kanë rreshtur së kërkuari Jetnorin dhe Valmirin: Dy nënat nga Korça besojnë në mrekulli

Një dhimbje 35-vjeçare, e pashuar dhe e mbartur me kurajë, shpaloset sot si një apel urgjent për publikun. Historia e kësaj familjeje modeste nga Floqi i Korçës,…

“Mësuesit e shkollave publike ‘zvarritin’ mësimin për të detyruar nxënësit të shkojnë në kurset e tyre private”

Një mësuese e sapodalë në pension ka dërguar një apel në redaksinë e JOQ Albania, ku shpreh shqetësimin e saj për një fenomen që, sipas saj, po…

Arbana Osmani trazon rrjetin, çfarë po ndodh mes saj dhe Eduartit?

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale pas një detaji që nuk u shpëtoi ndjekësve në postimin e saj të fundit….

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që do ta mbyllin 2025-ën me fat dhe shumë surpriza

Teksa po i afrohemi ditëve të fundit të vitit, disa shenja të zodiakut pritet të marrin hov dhe të përjetojnë ndryshime pozitive si në planin personal, ashtu…

LAJM i FUNDIT/ ZGJIDHET kreu i RI i SPAK! Ja kush është

Mbledhja e KLP, Klodjan Braho zgjidhet drejtues i SPAK me 7 vota. Adnan Xholi mori 3 vota, Elvin Gokaj 1 votë dhe Doloreza Musabelliu asnjë votë. Vijon…