“Janë vërtetë fëmijët e mi…”/ Rudina Dembacaj RRËFEN mes lotësh rolin e NJERKËS: Një familje me 3 mbiemra…

“Njerka, figurë e keqkuptuar…?”, ishte një nga pyetjet që u ngrit mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”.

Moderatorja dhe aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, vendosi që të fliste hapur për rolin e njerkës. Ajo është e martuar me Mark Frrokun, i cili ka tre fëmijë.

“Unë jam njerkë, është sfidë shumë e madhe dhe gjë shumë e vështirë sepse biologjikisht, të paktën gjithmonë nisem nga vetja kur them opinione të gjërave që unë i kam përjetuar. Biologjikisht nuk isha gati për 4 fëmijë, pra isha nënë e një fëmije të mitur dhe më pas u dashurova dhe u martova me një burrë që ka 3 fëmijë.

Sigurisht që është sfidë shumë e madhe dhe e vështirë, por në momentin që ka dashuri në mes, bëhet edhe gjëja më e bukur në botë. Pra, një familje me 3 mbiemra arrin të bëhet kompakte është arritje shumë e madhe, pavarësisht se ka ulje dhe ngritje nga më të ndryshmet”, tha fillimisht Rudina.

E pyetur nga Ori Nebijaj: “E ke ndjerë edhe në shoqëri, edhe në njerëz, këtë sensin e njerkës si paragjykim?”.

“Është shumë i rëndësishëm ambienti me të cilin rrethohen fëmijët. Fëmijët e mi janë rrethuar nga një ambient dashamirës dhe them që kam patur këtë lloj fati, që të kenë ambient dashamirës kundrejt meje, por jo të gjithë. Ka patur edhe njerëz që me kast i kanë lënduar duke më atakuar mua.

I kanë bërë të ndihen keq duke i lënë të kuptojnë që shkaku i të ndjerit të tyre keq mund të jem unë. Koha më pas ka treguar shumë gjëra dhe nga unë nuk është se kanë ngelë pa përgjigje. Ka qenë e vështirë por më kanë ndihmuar shumë miqtë e mi.

U bë pak më e vështirë kur fëmijët erdhën në moshën e adoleshencës. Roli i njerkës është një gjë shumë e madhe kur ti arrin në një pikë që ti nuk mund t’i ndash më fëmijët. Nëse më përpara kam patur njërin nga ata të preferuar, kur ka ardhur momenti që unë nuk i ndaja dot më, aty e kuptova dhe thashë qenkan vërtetë fëmijët e mi.

Ne kemi 6 vite që jemi në këtë marrëdhënie dhe kur arritën vështirësitë e moshës së adoleshencës që nuk kanë qenë të pakta, unë kam gjetur mbështetje te miqtë e mia. Patjetër te familja, te mami, te motra dhe te bashkëshorti im, i cili nuk ka hedhur kurrë poshtë të gjithë investimin tim.

Por më kanë ndihmuar shumë miqtë e mi që kishin fëmijë adoleshentë, shkëmbeja eksperienca. Gentian Zenelaj të dua shumë, ndanim eksperienca dhe e kuptoja se edhe fëmija biologjikisht i joti është i vështirë në adoleshencë, jo më t’i kesh fëmijët e partnerit.

Tani jam në një fazë që i jam shumë falënderuese Zotit që për Viktorian janë dy motra dhe një vëlla”, tha aktorja e njohur.

Related Posts

Hòròskopi/ Do të fitoni çmendurisht LEK ne kete dite qe nuk e kishit menduar kurre kurrë

Dashi – Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime…

35 vite nuk kanë rreshtur së kërkuari Jetnorin dhe Valmirin: Dy nënat nga Korça besojnë në mrekulli

Një dhimbje 35-vjeçare, e pashuar dhe e mbartur me kurajë, shpaloset sot si një apel urgjent për publikun. Historia e kësaj familjeje modeste nga Floqi i Korçës,…

“Mësuesit e shkollave publike ‘zvarritin’ mësimin për të detyruar nxënësit të shkojnë në kurset e tyre private”

Një mësuese e sapodalë në pension ka dërguar një apel në redaksinë e JOQ Albania, ku shpreh shqetësimin e saj për një fenomen që, sipas saj, po…

Arbana Osmani trazon rrjetin, çfarë po ndodh mes saj dhe Eduartit?

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale pas një detaji që nuk u shpëtoi ndjekësve në postimin e saj të fundit….

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që do ta mbyllin 2025-ën me fat dhe shumë surpriza

Teksa po i afrohemi ditëve të fundit të vitit, disa shenja të zodiakut pritet të marrin hov dhe të përjetojnë ndryshime pozitive si në planin personal, ashtu…

LAJM i FUNDIT/ ZGJIDHET kreu i RI i SPAK! Ja kush është

Mbledhja e KLP, Klodjan Braho zgjidhet drejtues i SPAK me 7 vota. Adnan Xholi mori 3 vota, Elvin Gokaj 1 votë dhe Doloreza Musabelliu asnjë votë. Vijon…