BRENDA shtëpisë së Sara Gjordenit dhe Bardhit/ Moderatorja SQARON disa deklarata: Nuk kemi mbetur pa lekë… (Video)

Moderatorja e njohur, Sara Gjordeni, ka qenë mbrëmë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për projektet e saj më të reja. Gjithashtu ajo ka treguar edhe për jetën familjare.

Gjatë intervistës, Rudina Dembacaj i kujtoi asaj një këngë të Bardhit, ku ai fliste për vështirësitë: “Si është situata sot, i kaluat vështirësitë? Në çfarë vështirësish ishit atëherë?”.

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3” u shpreh se ka qenë një situatë kalimtare që ka zgjatur 1 muaj dhe shton se nuk është e vërtetë që nuk kanë patur lekë për vitamina”.

“Në fund të ditës ai është artist, nuk do të thotë se çfarë ai shkruan është literalisht ashtu. Se i bie që çdo këngë që ai thotë ‘po dal, po pi, po dehem, po shtrihem në rrugë’, do të thotë se ai realisht ka pirë dhe është dehur. Ajo ka qenë një situatë shumë kalimtare që ka ndodhur në prill të vitit 2024 dhe ka zgjatur vetëm një muaj, muajin që Bardhi ka shkruar këngën.

Nga një artist që prodhon shumë dhe në momentin që të bllokohen koncertet apo diçka tjetër, thua ‘bota mori fund’. Inspirohesh për në këngën.

Por jo se realisht nuk ka patur lekë për vitamina, njerëz, qetësohuni. Është bërë aq e madhe sa njerëzit mendojnë realisht se jemi pa lekë ose ne me zor po jetojmë”, tha Sara Gjordeni.

Por jo vetëm kaq, pasi moderatorja ka hapur edhe derën e shtëpisë së saj dhe të Bardhit për “Goca dhe Gra”.

“Kemi ardhur këtu në muajin prill kur unë isha vetëm 1-muajshe shtatzënë dhe është një shtëpi goxha e shtrenjtë për ne. Kjo është dhoma ku Bardhi kalon më së shumti kohën sepse ka krijuar një kënd të vetin. Është duke krijuar një EP i cili do të dalë tani afër. Njërën nga këngët e keni dëgjuar, është një nga videot që ka shkuar virale në “TikTok”.

Më duhej një ‘studio’ dhe një mëngjes u zgjova nga zhurma e trapanit të disa punëtorëve që Bardhi kishte sjellë në shtëpi për të montuar këto letrat e background-it, edhe një aparat të ri profesional në mënyrë që unë të krijoja kontent për “Instagram”-in. Burri i ëndrrave domethënë.

Ejani tani t’iu tregoj dhomën e gjumit. Ky ambienti i vogël që ne i kemi krijuar Neas. Kemi qejf që krevati i saj të jetë përballë krevatit tonë.

Tani jemi te gardëroba, te vendi ku unë mbaj jo vetëm gjërat që vesh por edhe sendet e mia më të shtrenjta. Sendet që janë këtu kanë vlerë shumë të madhe emocionale për mua”, thotë Sara teksa tregon ambientet e shtëpisë.

Related Posts

Hòròskopi/ Do të fitoni çmendurisht LEK ne kete dite qe nuk e kishit menduar kurre kurrë

Dashi – Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime…

35 vite nuk kanë rreshtur së kërkuari Jetnorin dhe Valmirin: Dy nënat nga Korça besojnë në mrekulli

Një dhimbje 35-vjeçare, e pashuar dhe e mbartur me kurajë, shpaloset sot si një apel urgjent për publikun. Historia e kësaj familjeje modeste nga Floqi i Korçës,…

“Mësuesit e shkollave publike ‘zvarritin’ mësimin për të detyruar nxënësit të shkojnë në kurset e tyre private”

Një mësuese e sapodalë në pension ka dërguar një apel në redaksinë e JOQ Albania, ku shpreh shqetësimin e saj për një fenomen që, sipas saj, po…

Arbana Osmani trazon rrjetin, çfarë po ndodh mes saj dhe Eduartit?

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale pas një detaji që nuk u shpëtoi ndjekësve në postimin e saj të fundit….

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që do ta mbyllin 2025-ën me fat dhe shumë surpriza

Teksa po i afrohemi ditëve të fundit të vitit, disa shenja të zodiakut pritet të marrin hov dhe të përjetojnë ndryshime pozitive si në planin personal, ashtu…

LAJM i FUNDIT/ ZGJIDHET kreu i RI i SPAK! Ja kush është

Mbledhja e KLP, Klodjan Braho zgjidhet drejtues i SPAK me 7 vota. Adnan Xholi mori 3 vota, Elvin Gokaj 1 votë dhe Doloreza Musabelliu asnjë votë. Vijon…