Altin Dumani edhe 1 muaj në krye të SPAK, kush janë “dosjet e nxehta”që po zien vendi, si po “qepen letrat”…

Pas një muaji përfundon mandati trevjeçar i kreut të SPAK, Altin Dumani. Ai do të rikthehet në strukturë si prokuror i posaçëm, ndërsa gara për pasardhësin e vazhdon. Burime pranë institucioneve të drejtësisë konfirmojnë se politika po kërkon të imponojë një emër më të “menaxhueshëm politikisht”, ndërkohë që partnerët ndërkombëtarë, SHBA-BE duan vijimësinë e linjës së pavarur të Dumanit. Në zyrën e kreut aktual të SPAK ndodhen dhjetëra dosje që përfshijnë politikanë, oligarkë, drejtues institucionesh publike dhe emra të njohur të botës së krimit.

Disa prej tyre janë në fazë të avancuar hetimi, ndërsa të tjera janë ende “në pritje të lëvizjes së fundit”. Dumani gjendet përballë një prove të madhe: ta mbyllë detyrën me një bilanc real të drejtësisë së barabartë ose të largohet me akuzat se goditi në mënyrë selektive. Çdo vendim që do të marrë në dosjet që pritet të shpërthejnë për kohën që i ka mbetur në SPAK do të përcaktojë jo vetëm trashëgiminë e tij në institucion, por edhe drejtimin e reformës në drejtësi në vitet e ardhshme. Deri tani çështja më e nxehtë është ajo e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Kush janë dosjet e nxehta

Burime brenda hetimit flasin për zhvillime të mundshme në dosjet që lidhen me dy TEC-et lundruese të ankoruara në Vlorë, “Tigri 1” dhe “Tigri 3” dhe tunelin e Llogarasë, dosje që ende vijojnë të hetohen. Veprimet hetimore nuk kanë përfunduar për fakte të tjera penale, ç’ka nënkupton se ndaj numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku mund të ketë në vijim komunikim akuze tjetër. Tre koncesionet e mëdha, Laboratorët, Check-Up-i dhe Hemodializa vijojnë të jenë nën verifikim nga SPAK prej vitesh. Ka dyshime se në këto koncesione fituesit janë diktuar me pazar në tavolinë, përmes një procedurë fasadë dhe me shumë implikime të rënda, ku natyrisht janë ndarë fitimet sipas roleve.

Së dyti, dhe që është më e rëndësishmja, janë vjedhur paratë publike përmes zbatimit jo të rregullt dhe të deformuar të kontratave koncensionare. Mbetet të shohim nëse Dumani do presë fletë-arreste për politikanët dhe zyrtarët e korruptuar që kanë futur duart te paratë e taksapaguesve shqiptarë. Nga ana tjetër SPAK po heton prej katër vitesh hetimin për ish-ministren Frida Krifca, duke deklaruar vetëm pak ditë më parë se çështja është ende në fazën paraprake. Nga raporti i BE-së është e qartë se ecuria e hetimit për abuzimet me fondet e fermerëve do të përcaktojë fatin e hapjes së kapitullit për bujqësinë. Do të shohim nëse procesi do të zhbllokohet nga SPAK, që ka lënë në sirtar kallëzimin e OLAF kundër ish-drejtoreshës së AZHBR-së, Frida Krifca.

Nga ana tjetër, hetimet për masakrën e 21 Janarit vijojnë intensivisht. Në 21 Janar u vranë katër qytetarë të pafajshëm nga Garda e Republikës gjatë një proteste të opozitës së asaj kohe. Dosja e rihapur në SPAK ka nxjerrë dëshmi të reja që implikojnë drejtpërdrejtë Sali Berishën. Vetëm pak ditë më parë Dumani e pranoi se kjo dosje do jetë prioritare. Nga ana tjetër, pritet të shihet si do të përfundojë dhe dosja për Belind Këlliçin, i cili është nën hetim për falsifikim dokumentesh dhe fshehje pasurie. Gjithashtu dhe për Flamur Nokën, që po hetohet për fshehje pasurie, Dashamir Xhikën, nën hetim për tenderë kur drejtonte ARRSH dhe Luan Baçin që po hetohet gjithashtu për fshehje pasurie. Një tjetër çështje e ndjeshme është dhe ajo e inceneratorit të Tiranës.

Hetimet paraprake për impiantin e përpunimit të mbetjeve janë kryer që nga 22 tetori 2020. Në këtë çështje janë akuzuar 11 persona, ndërsa gjykimi përfundimtar nisi më 31 korrik 2024 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë. SPAK ka zbuluar një “gropë të zezë” financiare, ku Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, ka paguar dhjetëra milionë euro për ndërtimin e inceneratorit, i cili ende nuk ka dalë në funksion. Hetimet janë drejt përfundimit. Po ashtu mbetet të shihet se çfarë do të bëjë Dumani dhe për dosjen e aferave të pronave të ushtrisë që po hetohet prej katër vitesh. Nën hetim janë oligarkë, politikanë dhe njerëz të fuqishëm. Ky operacion i SPAK po udhëhiqet nga prokurorja Manjola Kajana.

Related Posts

Viti 2026 vjen me fat për këto dy shenja të horoskopit! Para dhe ndryshime të mëdha në karrierë

Sipas parashikimeve astrologjike, viti 2026 pritet të jetë një nga vitet më të favorshme për dy shenja të zodiakut, demin dhe luanin. Pas një periudhe sfiduese, ku…

Djali dorëzonte gjithmonë detyrat bosh – ajo që mësuesja gjeti në çantën e tij i tronditi të gjithë.

Në një shkollë të vogël periferie, çdo mëngjes, një djalë i heshtur, Arlindi, vinte me çantën e tij të vjetër e të grisur. Nuk fliste shumë dhe…

Zbardhen 16 leje/ Kulla 67 kate në Tiranë dhe 20 kate në bregdet, ja “top” kompanitë ndërtuese

Ndërtesat shumëkatëshe tashmë po përqendrohen edhe në bregdet teksa në Tiranë kjo është bërë diçka e zakonshme. Tre mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe…

”Ata donin Ledionin”, Ben Blushi ia thotë troç Arbana Osmanin: Po të mos vija un nuk do kishte Big Brother dhe as ti s’do e prezantoje!

Blushi tha se është ai që e çeli si format ”Big Brother Albania Vip” dhe se këtë detyrë ja dha Arbana Osmanit. Shkrimtari dhe publicisti Ben Blushi…

E PREMTE “E ZEZË” – Gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja, nga lekët tek tradhtia

DASHI Në jetën në çift do mbizotërojë një klimë e ngrohtë dhe mjaft e këndshme. Do merreni vesh mirë me atë që keni në krah. Beqarët do…

Rama drejt largimit?! Deklarata e fortë e zyrtarit të PS: Brenda së majtës kanë nisur lëvizjet

Analisti Paltor Nesturi ka bërë sot një deklaratë të fortë. Ai foli për lëvizje brenda PS dhe në qeverinë Rama, ndërsa nuk përjashtoi dhe një tjetër kryeministër….