Kërkoi ulje dënimi, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Aldo Bares

Aldo Bare, i dënuar me burgim të përjetshëm si kreu i “bandës së Lushnjës”, ka kërkuar që dënimi i tij të ulet, por Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën.

Megjithëse i dënuar me burgim të përjetshëm, Bare ka tentuar të marrë një ulje të dënimit disa ditore, duke argumentuar se ka pasur sjellje të mirë gjatë qëndrimit në qeli. Kjo nuk ishte pranuar më parë nga gjykatat e tjera, ndaj ai iu drejtua Gjykatës së Lartë me një padi të dytë, duke u mbështetur në ligjin për të drejtat e të dënuarve.

Gjykata e Lartë, që kishte shqyrtuar më parë çështjen e tij, ka vendosur të lërë në fuqi dënimin me burg të përjetshëm, vendim i cili ishte konfirmuar në shtator të vitit 2022, dhjetë vjet pas vendimit të Apelit të vitit 2012. Para kësaj, Gjykata Kushtetuese kishte urdhëruar rigjykim të çështjes për shkak të shkeljeve procedurale.

Bare, i arrestuar në Turqi në vitin 2006, u ekstradua drejt Shqipërisë në fund të vitit 2009, duke mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” nën një mbikëqyrje të rreptë nga forcat e sigurisë.

Por, kush është Aldo Bare?

I njohur edhe si Alfred Shkurti, ai nisi ‘karrierën’ e tij kriminale në vitin 1997, pas vrasjes së vëllait të tij nga banda e Artur Dajës. Në hakmarrje, Bare formoi një grup të armatosur në Lushnjë, i cili sipas prokurorisë ka kryer mbi 20 vrasje, dhjetëra plagosje dhe vendosje gjobash.

Banda e tij përfshinte persona të afërt, miq dhe bashkëpunëtorë, ndër ta Ilir Stërgu, Afrim Hoxha, Arben dhe Enver Boriçi, Enver Dondollaku dhe më vonë edhe Maksim Çela, Erion Cici, Dritan Vila e Leonard Prifti, të cilët morën pjesë në veprime kriminale, që tronditën qytetin e Lushnjës.

Për dekada me radhë, Aldo Bare dhe grupi i tij kanë krijuar një rrjet të dhunshëm kriminal, ndërsa përpjekjet për të ulur dënimin e tij, kanë hasur refuzim të njëpasnjëshëm nga sistemet gjyqësore.

Related Posts

Horoskopi ditor, e martë 13 janar 2026

Dashi Shikoni ne te shkuaren tuaj per te gjetur pergjigjet qe po kerkoni. Gjerat nuk jane sic e mendonit dhe do tju duhet te tregoheni te vemendshem…

Çfarë ndodhi? Edhe një tjetër banor kërkon të lërë shtëpinë e BBVip

Prime-n e së shtunës, Stine vendosi që të linte përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Që në nisje të spektaklit, këngëtari u shpreh se nuk ka…

“Futi 32 tonë k*kainë”! Artan Hoxha zbulon emrin e shqiptarit: E kaloi në portin e Antverpit…

Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë për Euronews se krerët shqiptarë të tr*afikut ndërkombëtar të dr*gës kanë futur në Evropë nga Amerika Latine tonelata me lëndë…

Këngëtari i njohur shqiptar në zi, humb motrën në moshë të re

Këngëtari i njohur, Marsel Selita, po kalon një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Ai ka humbur motrën në moshë të re, një lajm…

❣️H0T OR H0T❣️

Viti 2026 dhe fati: Dita më me fat për secilën shenjë të horoskopit

Datat më me fat të vitit 2026, shenjë për shenjë Zodiaku 2026 mund të tregojë edhe cilat janë datat më me fat për çdo shenjë të horoskopit….