“U vr a nga i dashuri i saj”- I dha fund jetës duke u hedhur nga ndërtesa? Shoku i studentes shqiptare: E shtyu dhe zbriti poshtë për te konfirmuar që kishte vd ekur! Ngjarja po fshihet nga policia

Vdekja e Daorsa Spahija, studentes nga nga Gjakova e cila dyshohet se i dha fund jetës tragjikisht më 5 nëntor në Tetovë duke u hedhur nga ndërtesa, ka ngritur hije dyshimi.

Shoku i saj Arbër Zhubi pretendon se ajo u vra nga i dashuri. Sipas tij, Daorsa Spahija është shtyrë nga lartësia e ndërtesës nga partneri, duke ngritur dyshime se policia në Maqedoni të Veriut e ka fshehur të vërtetën.

“Personi pasi ka shtyrë vajzën rreth orës 16:15, ka zbritur poshtë, dhe e ka konfirmuar vdekjen e shoqes sonë, Daorsës, pra personi Hevzi Sejdiu, më pas, kamerat e sigurisë janë rreth pesë ose gjashtë kamera që përfshijnë hyrjet e apartamenteve, garazhe që kanë pamje të jashtme”, deklaroi ai për Klan Kosova.

Duke shtuar se: “Rasti është vrasje, që është fshehur nga Policia e vendit, dhe është krijuar terreni perfekt që konsiderohet vetëvrasje. Për shkak që në Maqedoni kanë memorandum që rastet e vetëvrasjeve të mos përmenden në media, kjo krijon edhe rastin perfekt që të mos komentohet nëpër media, dhe të orkestrohet paraprakisht me policinë vendore, persona që kanë kryer krimin, dhe krimi të mos bëhet kurrë publik”.

Ky i fundit në një llogari në rrjetin social Instagram ka publikuar një video ku ndan disa detaje nga jeta e 24-vjeçares, duke u shprehur se kjo e fundit ishte në një romancë prej dy vitesh me 31-vjeçarin, por që sipas tij nuk ishte në dijeni që ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë.

“Hevzi Sejdiu, 31-vjeçar njihet si kriminel në Maqedoni, edhe pse pati tre fëmijë dhe grua u përfshi në jetën e Daorsës, nuk e informoi që ka grua dhe fëmijë, u njoftua me familjen e vet deri në momentin kur u zbulua e vërteta. Hevzi Sejdiu u lirua disa muaj më parë për trafikun e dhjetëra armëve. Nëse ai do të ishte në burg, nuk kishim ardhur në këtë situatë”, u shpreh ai.

“Ajo u desh të diplomonte më 13 nëntor, nuk diplomoi se një kriminel e ka gënjyer, ai nuk ka treguar që ka familje, të dashur e partnere. U përfshi në jetën e saj dhe kur u kuptua e vërteta, e ka kërcënuar, shantazhuar dhe ia ka rrëmbyer dokumentacionin. Nuk e pati zgjidhjen të shkonte as në stacionin e policisë, kjo ka vazhduar me vite. Mbi 2 vjet lidhje me gjendje mentale të rënduar”, tha ai.

24-vjeçarja është vajza e ish-ushtarit të UÇK-së, Arbër Spahija, ndërsa u varros më 7 nëntor në varrezat e qytetit të Gjakovës.

Related Posts

“Pse më ke quajtur…”- Ben Blushi bën për ujë të ftohtë Arbana Osmanin, literalisht— deklarata që humbët

Ish-drejtori i përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin e Arbana Osmanit në YouTube, “Mirëmbrëma Yje”, ku ka folur mes…

U ρIagos në at*ntatin ndaj Gilmando Danit, Muçi Shaljani ka ende dy ρIumba në kokë, ja si është gjendja e tij

Muçi Shaljani është personi që ka mbetur i pIagosur në atentatin pranë Rinasit ndaj Gilmando Danit, ku ky i fundit edhe humbi jetën. Shaljani, i njohur dhe…

“Nuk mundet pa shqiptarët”! Këngëtari i famshëm grek merr 30 instrumentistë shqiptarë për koncertin në Londër: Janë më të mirët në botë

Këngëtari grek Konstantinos Argiros rikthehet sërish në Shqipëri, por kësaj radhe ndryshe. Ai ndodhet në Tiranë për të bërë provat për koncertin e tij më të fundit…

Viti 2026 vjen me shumë fat për dy shenja horoskopi

Sipas parashikimeve astrologjike, viti 2026 pritet të jetë një nga vitet më të favorshme për dy shenja të zodiakut, demin dhe luanin. Pas një periudhe sfiduese, ku…

‘Mos guxo të votosh…’ – SPAK zbardh mesazhet dhe audio-përgjimet që çuan nën hetim kryebashkiaken Majlinda Bufi

SPAK ka dërguar për gjykim kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, e cila akuzohet për “përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, sipas nenit 328/a/3…

Shqiptari ndërron j*të pas transplantit të flokëve në Turqi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Turqi, ku një 36-vjeçar shqiptar, ka humbur jetën në Stamboll pasi i ishte nënshtruar një transplanti flokësh dhe një trajtimi dentar….