Shqipëria do të përballet me Anglinë të dielën e 16 nëntorit në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026.
Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 18:00.
Pas sigurimit të fazës “play-off” të Botërorit, kuqezinjtë janë të motivuar në maksimum, për të dhuruar spektakël edhe në Tiranë.
Ndërkohë që edhe UEFA u ka dhënë një “dorë” djemve shqiptarë.
Në një sondazh të hapur së fundmi, UEFA pyet ndjekësit se cili prej ekipeve do të fitojë të dielën, Shqipëria apo Anglia?
P
Kuqezinjtë udhëheqin me 51% të votave, ndërkohë që për anglezët kanë votuar 38%. Ndërsa, 11% e votuesve mendojnë se sfida do të mbyllet në baraspeshë.
