“Ti Arbana duhet ta drejtosh Big-un. Ata donin Ledionin, por…”- Deklarata e fortë e Ben Blushit, reagon Ledion Liço

Një dialog i papritur mes moderatores Arbana Osmani dhe Ben Blushit ka sjellë në vëmendje një prapaskenë të panjohur rreth edicionit të “Big Brother”, ndërsa Ledion Liço ka reaguar me një thumb filozofik.

Gjatë intervistës në “Mirëmbrëma Yje”, Arbana e pyeti Blushin se cilin do preferonte si drejtues të një reality show, atë apo Ledion Liçon. Blushi, ish-drejtor i përgjithshëm i Top Channel, zbuloi se kishte vënë veton kundër Ledionit për këtë format.

Ai tha: “Sigurisht ty. Je më e mira për këtë format. Më vjen keq që nuk e prezanton ‘Big’-un. Ata donin Ledionin, por unë nuk pranova. Vura veton për ty, dhe besoj se kam bërë gjënë e duhur.”

Deklarata e papritur e Blushit vuri në siklet Arbanën dhe ngjalli reagime të menjëhershme në rrjetet sociale.

Ndërkohë që intervista transmetohej, Ledion Liço reagoi në mënyrë të tërthortë në Instagram, duke publikuar një thënie të aktorit Jim Carrey: “Unë mendoj se të gjithë duhet të bëhen të pasur dhe të famshëm, që të kuptojnë se kjo nuk është përgjigjja.”

Ky postim i Liços u interpretua nga shumë ndjekës si një koment i koduar, por me nuanca thumbuese, ndaj deklaratave të Blushit, duke e kthyer debatin e tyre personal në qendër të vëmendjes publike,

Related Posts

Ministri shpjegon vendimin e qeverisë: Ja pse do të jepen bonuse çdo muaj për pensionistët…

Ministri i Financave, Petrit Malaj ka shpjeguar se përse u vendos që të jepen bonuse mujore për pensionistët. Malaj shprehet se qeveria shqiptare ka vendosur që pensionistët…

Zyrtare/ Konfirmohet nisja dhe data e Big Brother VIP Albania 5 — prezantimi i besohet…

Pas dyshimeve për një mungesë të sezonit të ri të “Big Brother VIP Albania”, ka ardhur konfirmimi zyrtar — spektakli nis në dhjetor, nën drejtimin e Ledion…

”Bëjini sytë katër dhe kujdes me …”/ HOROSKOPI I SË SHTUNËS

Dashi Jeta juaj ne çift do ece ne rrugën e duhur gjate kësaj dite. Do kuptoheni për mrekulli me atë qe keni ne krah dhe nuk do…

Aksident i rende ne vend, pl*gosen 4 persona! Makinat bëhen copash

Një aksident me disa të lënduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Roskovec, në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit”. Dy automjete janë përplasur me…

Njohja e pensioneve me Greqinë, Rama JEP LAJMIN E MADH

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të sotëm me socialistët e Njësisë numër 2 në Tiranë, u ndal edhe te pensionet dhe te njohja reciproke me Greqinë, pas…

Rikthehet “Big Brother VIP Albania”, por me një fytyrë të re

“Big Brother VIP Albania” do të rikthehet zyrtarisht në muajin dhjetor, pasi Top Channel ka konfirmuar nisjen e sezonit të ri me spotin e publikuar në Instagram….