Ministri shpjegon vendimin e qeverisë: Ja pse do të jepen bonuse çdo muaj për pensionistët…

Ministri i Financave, Petrit Malaj ka shpjeguar se përse u vendos që të jepen bonuse mujore për pensionistët.

Malaj shprehet se qeveria shqiptare ka vendosur që pensionistët të mbështeten menjëherë me një skemë bonusi të përmuajshëm.

Ai sqaroi se bonusi i përmuajshëm do të jetë proporcional me kontributet që pensionistët kanë paguar ndër vite. Kjo do të thotë se pensionistët që kanë kontribuar më shumë në skemë do të marrin të ardhura më të larta, ndërsa ata me kontribute më të ulëta do të përfitojnë më pak.

“Qeveria shqiptare është duke ndërmarrë një ristrukturim të skemës së pensioneve, në mënyrë që ta bëjmë më të qëndrueshme, do garantojë pensione më të larta për pensionistët. Përgjatë vlerësimit që po i bëjmë skemës dhe ku do vijmë me propozime konkrete, kemi menduar që të vijohet me skemën e bonuseve, ta quajmë të ardhura mbi pensionet, që do paguhet çdo muaj dhe do shoqërohet dhe me ndryshimet strukturore që do i ti bëjmë skemës së pensioneve. Është menduar që e ardhura shtesë që u jepet pensionistëve të jetë në linjë me kontributin që kanë patur pensionistët ndër vite. Ata që kanë kontribuuar më shumë, do marrin të ardhura më shumë, ata që kanë pas kontribut më të ulët do marrin të ardhura më të ulët se grupi tjetër”, tha ministri Malaj,

Related Posts

“Flemë mbi flori, por jemi të varfër”/ Minatorët e Spaçit prej 36 ditësh në grevë, Albert Bushpreni: Nëntoka e paralizuar, nuk ka prodhim!

Minatorët e Spaçit në Mirditë janë në protestë prej disa javësh, duke kërkuar respektimin e të drejtave të tyre nga kompania private që menaxhon minierën. Situata është…

“Ti Arbana duhet ta drejtosh Big-un. Ata donin Ledionin, por…”- Deklarata e fortë e Ben Blushit, reagon Ledion Liço

Një dialog i papritur mes moderatores Arbana Osmani dhe Ben Blushit ka sjellë në vëmendje një prapaskenë të panjohur rreth edicionit të “Big Brother”, ndërsa Ledion Liço…

Zyrtare/ Konfirmohet nisja dhe data e Big Brother VIP Albania 5 — prezantimi i besohet…

Pas dyshimeve për një mungesë të sezonit të ri të “Big Brother VIP Albania”, ka ardhur konfirmimi zyrtar — spektakli nis në dhjetor, nën drejtimin e Ledion…

”Bëjini sytë katër dhe kujdes me …”/ HOROSKOPI I SË SHTUNËS

Dashi Jeta juaj ne çift do ece ne rrugën e duhur gjate kësaj dite. Do kuptoheni për mrekulli me atë qe keni ne krah dhe nuk do…

Aksident i rende ne vend, pl*gosen 4 persona! Makinat bëhen copash

Një aksident me disa të lënduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Roskovec, në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit”. Dy automjete janë përplasur me…

Njohja e pensioneve me Greqinë, Rama JEP LAJMIN E MADH

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të sotëm me socialistët e Njësisë numër 2 në Tiranë, u ndal edhe te pensionet dhe te njohja reciproke me Greqinë, pas…