U qëllua me 10 pl umba në ate ntatin e Rinasit, ndërron jetë në spital efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani

Muçi Shaljani ka ndërruar jetë 5 ditë pas atentatit mesditën e 11 nëntorit pranë Aeroportit të Rinasit. Ai ndodhej në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga breshëria e plumbave i vdekur në vend mbeti Gilmando Dani, i cili sapo ishte kthyer nga Spanja, bashkë me Shaljanin.

Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Dani ishte arrestuar bashkë me Shullazin në vitin 2015 dhe ishte liruar në vitin 2023 me kusht pasi kishte kryer 2/3 e dënimit.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 11.11.2025, mbi ngjarjen e ndodhur tek rrethrrotullimi i Rinasit, ju informojmë se shtetasi M. Sh. (Sh.), i cili mbeti i plagosur, ka humbur jetën gjatë natës.”, njofton policia.

Gilmando Dani dhe miku i tij Muçi Shaljani u qëlluan me breshëri plumbash kallashnikovi sapo dolën nga rrethimi i aeroportit. Nga një makinë dolën 3 persona më armë në dorë dhe bënë shosh me plumba makinën “Mercedez Benz” të bardhë që drejtohej nga Shaljani, i cili në shtator ishte bërë pjesë e AMP-së si agjent, në një procedurë në shkelje të ligjit.

Tritol biznesit në Kamëz, autorët ende të pa identifikuar. Detajet e para

Parashikimi i motit, 15 nëntor 2025

“Surpriza që nuk i prisni…”, horoskopi për ditën e sotme, 15 nëntor 2025
Atentatorët u larguan nga kasaphana që vetë krijuan, vetëm pasi u bindën se shënjestra Gilmando Dani ishte vrarë. Më tej dogjën makinën në fshatin Halil, bashkë me armët që terrorizuan aeroportin.

Një ditë më parë, policia shpalli në kërkim 48-vjeçarin Ylli Zalla, në banesën e të cilit në fshatin Zall të Fushë-Krujës, u gjet një arsenal armësh. Ai dyshohet se është një prej bashkëpunëtorëve të grupit të atentatit pranë Rinasit. Automjeti tip “Toyota”, i përdorur në krim, dyshohet se ka dalë nga shtëpia e tij për të kryer vrasjen makabre, ndërsa edhe armët që kishin atentatorët dyshohet se janë siguruar nga 48-vjeçari.

Related Posts

Fitoi 105 milionë paund në lotari, të nesërmen i kthehet punës me furgonin e tij të vjetër

Ndërtuesi britanik që fitoi 105 milionë funte në lotari, i është rikthyer punës. 42-vjeçari modest Steve Thomson është fotografuar duke ngritur kuti e duke ngarë të njëjtin…

Po punonte tokën dhe hasi diçka të çuditshme, i riu nga Tepelena nuk iu beson syve nga ajo që zbulon

Puna bujqësore e një të riu në tokën e tij në fshatin Turan të Tepelenës, ka nxjerrë në dritë krejt rastësisht disa gjetje arkeologjike të cilat mund…

I martuar 18 herë, i moshuari nga Lushnja tregon historinë e jetës së tij(Video)

Asllan Shuli, nga fshati Grabjan i Lushnjes nuk është veshur kurrë si dhëndër edhe pse është martuar 18 herë. Martesën e tij të parë e ka lidhur…

Bëri 9 vite kimiot*rapi, 47-vjeçari zbulon se nuk vuante nga k*nceri

Një 47-vjeçar nga Montana e SHBA-së, kaloi nëntë vite duke marrë kimioterapi për një diagnozë të gabuar të kancerit. Anthony Olson u diagnostikua në vitin 2011 me…

Numrat e engjëjve: Çfarë janë dhe çfarë mesazhi kanë për ty?

Nëse ke filluar të shohësh shpesh të njëjtët numra, si 11:11, 222, ose 333, mund të jetë që Universi po përpiqet të të dërgojë një mesazh. Këta…

Këto jane shenjat a para të goditjes në tru dhe duhet të telefononi urgjencën

Dhjetëra mijëra njerëz që kanë një goditje në tru mund të diagnostikohen dhe trajtohen më shpejt nëse njerëzit telefonojnë urgjences menjëherë pasi shohin një nga tre simptomat…