Skip to content

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në stacionin e policisë , 9 viktima dhe 29 të pl agosur

Të paktën 9 persona humbën jetën dhe 29 të tjerë u plagosën kur një grumbull eksplozivësh të sekuestruar shpërtheu në një stacion policie në pjesën indiane të Kashmirit të premten në mbrëmje, thanë burimet policore, disa ditë pasi një makinë-bombë në New Delhi vrau tetë persona.

Shumica e të vdekurve ishin oficerë policie, përfshirë oficerë mjeko-ligjorë që po ekzaminonin eksplozivët e sekuestruar, thanë burimet. Disa nga të plagosurit ishin në gjendje kritike, bënë me dije ata.

“Intensiteti i shpërthimit ishte aq i fortë sa që disa pjesë trupi u gjetën nga shtëpitë aty pranë, rreth 100-200 metra larg stacionit të policisë”, thanë autoritetet.

Published inTë fundit