Ndryshon situata e “play off”/ Shqipëria shmang Çekinë, por mund të ndeshet me ekipin që po i hap punë Gjermanisë

Platforma statistikore Football Meets Data ka publikuar përditësimin më të fundit të pikëve FIFA për skuadrat evropiane që pritet të jenë pjesë e play-off-it të Kupës së Botës.

Sipas vlerësimit, renditja e vazove mbetet ende e hapur për disa kombëtare, ndërsa Shqipëria pozicionohet aktualisht në Vazon 3 me 1405 pikë. Deri tani, skuadra kuqezi qëndron e sigurt në këtë grupim, por lëvizjet e fundit në renditje mund të ndikojnë te kundërshtarët e mundshëm në short.

Në krye të renditjes së vazove të para ndodhen Italia, Turqia, Ukraina dhe Polonia. Në Vazon 2 përfshihen Skocia, Hungaria, Uellsi dhe Sllovakia, e cila ka kaluar Çekinë, por duhet të shmangë humbjen ndaj Gjermanisë për ta ruajtur avantazhin.

Kështu Sllovakia, e cila në ndeshjen e parë mundi Gjermaninë, bëhet një kundërshtar i mundshëm për Shqipërinë. Vazoja 3 përbëhet nga Çekia, Rumania, Shqipëria dhe Kosova, ndërsa hyrjet nga Liga e Kombeve vendosen në Vazon 4.

Sipas Football Meets Data, disa skenarë priten të përcaktojnë renditjen finale: Polonia qëndron përpara Uellsit nëse fiton ndaj Maltës, ndërsa Rumania mund të parakalojë Çekinë vetëm me dy fitore, me kusht që çekët të marrin tre pikë ndaj Gjibraltarit. Analiza ofron edhe probabilitetet për secilën skuadër që të ngjitet në vazo më të lartë, shanset për të pritur një gjysmëfinale play-off dhe kundërshtarët më të mundshëm.

Në rastin e Shqipërisë, pozita aktuale është e qëndrueshme, por çdo lëvizje në pikët FIFA para shortit mund të ketë ndikim direkt në rrugën drejt Botërorit.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…