Nis “lufta” e parë mes Big Brother VIP Albania & Kosova

Përballja mes “Big Brother VIP Albania” dhe “Big Brother VIP Kosova” ka nisur zyrtarisht në rrjetet sociale, ende pa filluar transmetimi, teksa të dy produksionet kanë publikuar videot e tyre promovuese.

“Big Brother VIP Kosova” konfirmoi i pari nisjen e sezonit të katërt, i cili fillon mbrëmjen e nesërme, më 17 nëntor.

Ndërkohë, “Big Brother VIP Albania” ishte në qendër të aludimeve se mund të mos kishte një sezon të ri këtë vit, zëra të lidhura edhe me ndarjen e përfolur mes Sara Hoxhës dhe Ledion Liços.

Por, të gjitha këto aludime morën fund kur të dyja faqet publikuan videot zyrtare. “Big Brother VIP Kosova” konfirmoi dyshen e prezantuesve Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi me një video të publikuar rreth një javë më parë, e cila deri më tani ka grumbulluar mbi 856 mijë shikime.

Nga ana tjetër, “Big Brother VIP Albania” konfirmoi nisjen në Dhjetor dhe prezantuesin Ledion Liço. Videoja promovuese e BBVA, megjithëse e publikuar më vonë, ka kaluar menjëherë shifrën e 1 milion shikimeve.

Kjo ka shënuar edhe “luftën” e parë të klikimeve mes dy spektakleve mjaft të ndjekur dhe të preferuar të publikut në Kosovë dhe në Shqipëri, duke treguar interesin e jashtëzakonshëm për të dyja formatet.

Related Posts

Largimi i papritur nga Kombëtarja, trajneri: Për arsye familjare!

Ish ndihmës-trajneri i Kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi ka folur për emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH. Shkodrani ka zbuluar bisedën me Sylvinhon para largimit të tij të papritur….

“Je lopë, duhet të vdesësh”/ Ish-banorja e “Big Brother” rrëfen se çfarë i ndodhi pas ndarjes nga partneri

Ish-banorja e “Big Brother”, Fjorentina Halili, ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin. Ajo ka treguar detaje mjaft…

TRAZIRAT e ndeshjes/ Deputeti i vjen në ndihmë tifozes që kishte humbur ndjenjat

Deputeti i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, i ka dhënë ndihmën e shpejtë një tifozeje pranë stadiumit Air Albania, ku Kombëtarja shqiptare po zhvillon ndeshjen me Anglinë. Tifozja…

Për një foto me kalin, i mori jetën 42-vjeçarit para familjes, dëshmia e autorit: Më acaroi sepse …

‘Ore zotëri, të lutem mos e përkëdhel kalin, se e kanë përkëdhelur shumë veta sot dhe bezdiset kali.” Kjo është dëshmia e Kristo Memës, një ish-i dënuar…

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

Dashi Jeta sentimentale do këtë një rëndësi shume te madhe sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do bëni çfarë te keni ne dore qe te…

Loredana dhe Karim Adeyemi gjobiten me afro gjysmë milioni euro nga Gjykata gjermane, për posedim të..

Sulmuesi i kombëtares gjermane dhe ylli i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, është gjobitur me 450 mijë euro nga autoritetet gjermane, pasi në pronësinë e tij dhe të…