Largimi i papritur nga Kombëtarja, trajneri: Për arsye familjare!

Ish ndihmës-trajneri i Kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi ka folur për emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH. Shkodrani ka zbuluar bisedën me Sylvinhon para largimit të tij të papritur.

Salihi shpjegoi se largimi ka ndodhur për arsye personale, teksa zbuloi se ka lënë një amanet për trajnerin brazilian. Ai shtoi se pret Kombëtaren në SHBA dhe se shpreson te kualifikimi në Botëror.

Kristo Thoma: Çfarë ke bërë aty ndonjë magji, për këto rezultate që të afrosh Kombëtaren aty, ndonjë lutje të veçantë?

Hamdi Salihi: Unë lashë një porosi kur ika, u thashë që për arsye familjare s’mund të vazhdoj më, të jem pjesë e stafit, më duhet një pauz. Por u pres në Amerikë u thashë. Shpresoj që kjo porosi, amanet të realizohet, këtu jam i pres akoma.

Kujtojmë se shkodrani e ushtron ende profesionin e trajnerit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai jep ndihmën e tij në seleksionimet e talentëve shqiptarë përtej oqeanit.

Related Posts

“Mos qaaaaj”, tallje absurde me këngën e vendosur në “Air Albania” pas humbjes së Shqipërisë: Për ty si shpëtimtar, veç dr*ga kish kuptim (Video)

Me sa duket tifozët anglezë nuk kanë qenë të vetmit që e kanë tepruar me alkoolin në ditën e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Anglisë. E njëjta gjë…

Nis “lufta” e parë mes Big Brother VIP Albania & Kosova

Përballja mes “Big Brother VIP Albania” dhe “Big Brother VIP Kosova” ka nisur zyrtarisht në rrjetet sociale, ende pa filluar transmetimi, teksa të dy produksionet kanë publikuar…

“Je lopë, duhet të vdesësh”/ Ish-banorja e “Big Brother” rrëfen se çfarë i ndodhi pas ndarjes nga partneri

Ish-banorja e “Big Brother”, Fjorentina Halili, ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin. Ajo ka treguar detaje mjaft…

TRAZIRAT e ndeshjes/ Deputeti i vjen në ndihmë tifozes që kishte humbur ndjenjat

Deputeti i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, i ka dhënë ndihmën e shpejtë një tifozeje pranë stadiumit Air Albania, ku Kombëtarja shqiptare po zhvillon ndeshjen me Anglinë. Tifozja…

Për një foto me kalin, i mori jetën 42-vjeçarit para familjes, dëshmia e autorit: Më acaroi sepse …

‘Ore zotëri, të lutem mos e përkëdhel kalin, se e kanë përkëdhelur shumë veta sot dhe bezdiset kali.” Kjo është dëshmia e Kristo Memës, një ish-i dënuar…

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

Dashi Jeta sentimentale do këtë një rëndësi shume te madhe sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do bëni çfarë te keni ne dore qe te…