250 ditë pushim dhe një rrogë mbi 10 mijë euro në muaj, por ‘askush’ s’e do, njihuni me punën e ëndrrave

Të kesh 250 ditë pushim në vit, mbi 130 mijë euro pagë dhe mjaft kohë për projektet personale tingëllon si puna e ëndrrave. Por për Amalie Lundstad, 29 vjeç, inxhiniere procesesh në një platformë nafte pranë brigjeve të Norvegjisë, kjo jetë vjen me shumë sakrifica.

Mediat daneze tregojnë historinë e saj: tre vite duke punuar e izoluar në det, larg familjes dhe miqve, në një nga mjediset më të ashpra të punës.

Ajo punon me turne dyjavorë, me nisje që para orës gjashtë të mëngjesit ose në mbrëmje. Çdo ditë fillon me ndërrimin e ekipit, planifikimin e detyrave dhe kontrollet e sigurisë. Si përgjegjëse zone, Amalie duhet të garantojë funksionimin e saktë dhe të sigurt të proceseve teknike të platformës.

“Punojmë gjithmonë dyshe. Parimi i ‘katër syve’ është thelbësor, sepse çdo gabim mund të ketë pasoja fatale”, shpjegon ajo, duke theksuar sasitë e mëdha të energjisë që kalojnë nëpër tubacione, shkruan A2.

Presioni psikologjik, izolimi dhe mungesat e gjata larg familjes bëjnë që shumë njerëz të mos e përballojnë dot këtë punë. Por sipas saj, shpërblimi është një jetë me liri të jashtëzakonshme.

Platforma ka palestër, simulator golfi dhe aktivitete të tjera që e ndihmojnë ekipin të çlirohet nga stresi. Edhe pse është një nga të paktat gra atje, ajo është mësuar me ritmin dhe atmosferën.

Me gati 90 mijë ndjekës në Instagram, Amalie dokumenton përditshmërinë e saj dhe këshillon të rinjtë që mendojnë një karrierë të ngjashme. Por paralajmëron: koha e lirë është e bollshme, por jo fleksibël. “Ke shumë pushime, por nuk i zgjedh dot vetë. Humb festa, dasma, pushime me miq – sepse turni nuk ndryshon”. Për të, çelësi është që njeriu të ketë gjithmonë një qëllim dhe një plan, ndryshe jeta mes valëve bëhet e vështirë.

Related Posts

Vd*kja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

Vetëm pak ditë më parë, në zonën e njohur si “treshi”, një fëmijë vetëm 7 vjeç humbi jetën në rrethana që duhet të trondisin çdo shoqëri normale:…

Tramvaji del nga shinat në Milano dhe përplaset: rreth 50 të plagosur, ka dhe viktima..

Një aksident tragjik ka ndodhur në Milano, ku një tramvaj i linjës 9 doli nga shinat pasditen e së premtes, më 27 shkurt, në segmentin mes Piazza…

Khamenei humb kontaktet, mediat izraelite: Mund të jetë v(r)arë!

Mediat izraelite po raportojnë se sulmet e fundit ajrore të koordinuara nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër objektivave në Irani kanë synuar edhe Udhëheqësin…

Gjendet një kovë me përzierje kimike në Vlorë: E rrezikshme, mund të shpërthejë

Një situatë e rrezikshme ka alarmuar autoritetet në Vlorë, pasi një kovë me përzierje kimike është gjetur në një ambient banese, duke çuar në izolimin e menjëhershëm…

Horoskopi ditor, e diel 1 mars 2026

Dashi E diela do të jetë mjaft e favorshme për të lindurit e kësaj shenje, ku do të ketë përmirësime të ndjeshme në dashuri. Ka shumë gjëra…

Luftë e hapur në Lindjen e Mesme: Shpërthime në Bahrein, Abu Dhabi, Kuvajt dhe Katar

JERUSALEM / DUBAI, 28 SHKURT 2026 – Situata në Lindjen e Mesme ka kaluar në një fazë të pakthyeshme lufte të hapur, pas sulmeve të koordinuara ajrore…