Një javë e trazuar kozmike po troket dhe astrologia Meri Shehu paralajmëroi se askush nuk do t’i shpëtojë valës së ndryshimeve. Në emisionin“Rudina” në Tv Klan, ajo zbuloi se Hëna e re në Akrep hap një periudhë metamorfoze të thellë, ku e fshehta del në sipërfaqe dhe vendimet e prapambetura kërkojnë zgjidhje urgjente.
Kundërshtimi i Mërkurit me Uranin, sipas saj, pritet të sjellë surpriza, përplasje dhe rikthime nga e shkuara, duke i vendosur 12 shenjat përballë sfidave që nuk mund të anashkalohen. Cila shenjë do të përmbyset, kush do të rilindë dhe kush duhet të ecë me kujdes ekstrem?
“Kjo është java me Hënën e re në Akrep dhe është një javë shumë e fuqishme, një javë metamorfozë, ku ndryshimet me këtë Hënë të re vijnë me përmbysje të mëdha. Por, këto ndryshime vijnë nga brenda. Ato shenja që do tentojnë që të ndryshojnë më shumë është Akrepi, ku dhe ndodh Hëna e re, Demi, Ujori dhe Luani, kryesisht të lindurit në 10 ditëshin e tretë. Por të gjithë ne jemi nga pak pjesëmarrës në këtë ndryshimin e madh. Sot dhe nesër kemi kundërshtimin e Mërkurit që është futur tashmë në Akrep i kundërt me Uranin në Dem, ku do të ketë disa gjëra të paqarta që do na dalin rrugës”, tha Meri Shehu.
Dashi, 2 yje: Mërkuri i kundërt tashmë është kthyer në Akrep dhe kundërshtohet me gjithë pjesën e Demit dhe me Uranit në Dem, kështu që shumë Dashë do luftojnë jashtë mase kësaj jave për çështje ekonomike. Kjo luftë vjen nga e kaluara. Gabimi më i vogël nuk do të tolerohet.
Demi, 4 yje: Si pjesëtarë direkt në Hënën re, sepse janë përballë Akrepit, do të kenë një ndryshim shumë të madh në jetën personale, në një bashkëpunim, ose në lidhje me karrierën. Demët e lindur në 10 ditëshin e tretë do të kenë një ndryshim të madh, një kthesë të madhe me jetën e tyre. Ju rikthehen persona nga e kaluara, me të cilët nuk kanë dashur të flasin, ose të bashkëpunojnë, rikthehen për një sqarim.
Binjakët, 2 yje: Në datën 19 do të kenë një ditë të vështirë, pasi është dita më e vështirë e gjithë muajit nëntor. Do të ndeshen kryesisht me çështje pune, shëndeti, por edhe me ngatërresa, të papritura. Kujdes me shëndetin!
Gaforrja, 3 yje: Duke qenë se Hënën e re e kanë si një çlirim në çështjet erotike, do duan që të rigjenerojnë veten e tyre, marrëdhëniet e tyre që i kanë dikur në harresë. Do duan që të bëjnë një fillim të ri. Shumë Gaforre do duan që të ndryshojnë diçka nga jeta personale, por me një person nga e kaluara.
Luani, 2 yje: Do jenë të fokusuar te karriera dhe te shtëpia, kryesisht të lindurit në 10 ditëshin e tretë. Do te kemi edhe disa debate të lëna mbrapa. Shumë Luanë do të kenë disa kontradikta me njerëzit e afërt, partnerët ose me njerëzit që bashkëjetojnë.
Virgjëresha, 3 yje: Janë në një sfidë personale. Sfida do të duket rreth datës 19-20-21, mbas datës 21 do kapërcejnë tendencën e sfidave, por do duan të gjejnë rolin e tyre në një gjendje pune dhe jete personale. Shumë do të vendosin për një fejesë ose martesë, shumë do të vendosin edhe për një ndarje. Kështu që është një moment delikat.
Peshorja, 1 yll: Ka disa kundërshtime, vazhdoni Mërkuri i kundërt sidomos në Akrep, që tenton të sjellë te Peshorja një pasiguri ekonomike. Kryesisht të lindurit në 10 e tretë duhet të kenë kujdes.
Akrepi, 4 yje: Hëna e re është në shenjën e tyre në datën 20, kështu që fillon një etapë e re shumë e fuqishme, por duhet të kujtohen për fillimet e vitit 2025, çfarë problematikash kanë pasur. Të lindurve në 10 ditëshin e tretë do u kthehen shumë nga ato problematikat.
Shigjetari, 2 yje: Data 19 do të jetë pak më e vështirë. Mund të thonë shumë gjëra, por askush nuk do i marrë seriozisht, ose i keqkuptojë. Kështu që do të jetë një ditë keqkuptimesh, vonesash e ankesash. Kujdes me firmoset dhe udhëtimet. Një prapaskenë pune tentohet rreth datës 20.
Bricjapi, 3 yje: Janë të matur dhe janë të kujdesshëm në këtë periudhë. Hëna e re në Akrep i ndihmon në këtë periudhë. Kanë pasur problematika në çështjet personale dhe në çështjet e punës. Me Hënën e re fillon një cikël i ri për ju.
Ujori, 3 yje: Do të merren shumë me karrierën. Kemi Afërditën në Akrep, kështu që Ujorë do të jenë në qendër të vëmendjes. Do ta arrijnë këtë dhe do të marrin një stimul shumë të mirë ekonomik dhe moral në jetën e tyre.
Peshqit, 4 yje: Kanë një lidhje planetare shumë të mirë këtë javë. Edhe sikur e gjithë bota të jetë në rrëmujë, Peshqit e kanë kapur fillin dhe nuk do e humbasin rrugën. Megjithatë duhet të tregojnë shumë kujdes në datën 19, sepse Mërkuri ndeshet shumë ashpër me Uranin dhe këputja e disa gjërave është e vështirë./tvklan.al