Krahina e Sanxhakut rikthehet në identitetin e natyrshëm

Krahina e Sanxhakut, e njihur si Sanxhaku i Pazarit të RI, ose vetëm si Sanxhaku, historikisht paraqet një krahinë të veçantë, e cila përfshin pjesën jugperëndimore të Serbisë së sotme dhe pjesën veriore të Malit të Zi të sotëm. Krahina e Sanxhakut, me ekzistimin e saj një periudhë të gjatë, është zhvilluar në njësi territoriale, etnike, kulturore, konfesionale, historike dhe administrative më vete, me qendër qytetin e Pazarit të Ri.

Sanxhaku ka një sipërfaqe prej më tepër se 8.687 km² dhe 530 mijë banorë. Kryeqyteti është Pazari i Ri. Kjo krahinë aktualisht kufizohet me Serbinë, Malin e Zi, Kosovën, Bosnje e Hercegovinën dhe Shqipërinë. E përbëjnë këto qytete: Briboji, Gradaci, Prijepolja, Varoshi i Ri, Plevnja, Sjenica, Pazari i Ri, Tutini, Bellopolja (Fushëbardhi), Berana, Rozhaja, Andieva, Plava dhe Gucia.

Që t’i kuptojmë drejtë rrjedhat e sotme, duhet të thellohemi në të kaluarën e largët të kësaj krahine, e cila njihet si njësi e veçantë territoriale që nga shekujt XII dhe XIII të erës së re, ndërsa mbështetur në studimet më të reja historike dhe arkeologjike vërtetohet se Ilirët kanë qenë të pranishëm dhe e kanë dominuar këtë hapësira së paku 4000 vjet para erës së re.

Përgjatë historisë, sa herë u janë krijuar mundësitë, banorët vendës të Krahinës së Sanxhakut i kanë shprehur aspiratat, disponimin dhe përcaktimin e tyre për një Sanxhak autonom dhe të lirë.

Këtë përcaktim, pas rënies së Per?ndorisë Osmane, e cila sundoi në këto hapësita gjatë pesë shekujve të kaluar, banorët e Sanxhakut e kanë shprehur fillimisht në Konferencën e Sjenicës, e mbajtur mes datës 8 dhe 25 gusht të vitit 1917, ku mes tjerash u soll edhe një Rezolutë me të cilën, dy pjesët e ?neksu?r? të Sanxhakut nga Serbia dhe Mali i Zi, sipas vendimeve të konferencave të njohura ndërkombëtare të viteve 1878 dhe 1913, ato t’i bashkëngjiten Bosnje dhe Hercegovinës, “meqë sipas historisë dhe gjuhës i takojnë asaj, jo Serbisë dhe Malit të Zi”, kurse në rastin më të fundit, nëse kjo nuk realizohet, nga faktori ndërkombëtar të kërkohet njohja e Autonomisë së Sanxhakut.

Nga viti 1877 deri më 1913, Sanxhaku ka qenë njësi e veçantë, i njohur si Sanxhaku i Pazarit të Ri, në kuadër të Vilajetit të Kosovës së bashku me 5 sanxhaqe të tjera të banuar kryesisht me shqiptarë, me një numër të vogël të banorëve me përkatësi të tjeta etnike, boshnjakë, bullgarë, serbë, vllehë, romë etj.

Pas shumë përpjekjeve për t’u shkë?utur nga kthetr?t e sundimit të dhunshëm serb, Sanxhaku më 1943-1945 u shpall njësi e veçantë administrative dhe territoriale në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave, e cila funksionoi dy vjet si e tillë, që me përfundimin e ?uftës së D?të Botërore dhe krijimin e ish Jugosllavisë u shu? me dhunë nga regjimi komunist i asaj kohe, për shk?k të ndikimit të fu?ishëm të politikës eksp?nsioniste serbe mbi krahinën e Sanxhakut, dhe jo vetëm të tij.

Këshilli kombëtar i Sanxhakut, i përbërë nga subjektet e reja politike dhe forc?t përparimtare të vendit, me fillimin e periudhës së p?ur??i?mit në hapësirat e ish Jugosllavisë, më 25, 26 dhe 27 tetor 1991 organizoi Refenderumin për Autonomi të Sanxhakut, në bazë të të cilit Kuvendi për Autonomisë e Sanxhakut, më 11 janar 1992 solli vendim për njohjen e Statusit Special të Sanxhakut, si formë e vetëpërcaktimit dhe zgjidhje optimale në rrethanat e reja pas shk?tërimit të ish federatës jugosllave, siç thuhet: ,,për popullin musliman, i cili është autokton në këto troje”.

Rethanat historike dhe pozita gjeografike specifike gjithmonë kanë qenë të padrejta për Krahinën e Sanxhakut, e cila edhe përkundër përpjekjeve dhe sakrificave të mëdha nuk arriti të krijojë njësi të veçantë administrative terrotoriale të qëndrueshme, as t’i bashkëngjitet ndonjërit nga shtetet fqinje, me të cilët natyrshëm e lidhin përkatësia etnike, besimi fetar, traditat, zakonet dhe veçoritë tjera, për shkak të rrethanave historike, si dhe duke u lëkundur mes identitetit fetar e gjuhësor, të lidhur dhe Bosnje e Hercegovinën, dhe përkatësisë etnike shqiptare dhe të kaluarës së përbashkët historike, me Kosovën, përkatësisht me popullin që e lidh natyrshëm gjeneza ilire e popullsisë së Sanxhakut, siç e pranojnë gjatë viteve të fundit shumica e intelektualëve, e kreut fetar dhe një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së Sanxhakut.

Pavarësisht nga rrethanat e reja, të krijuara pas shk?tërimitt të ish Jugosllavisë dhe krijimit e shteteve të reja të pavarura, në kuadër të të cilave përfshihen qytetet dhe rajonet e kësaj krahine, Sanxhaku gjatë dy dekadave të fundit ka arritur të rizgjohet në aspektin e vetëdijes kombëtare, me forcimin dhe rikthimin në identitetin e tij të natyrshëm, për të cilën dëshmi më e mirë janë themelimi i Universitetit në Pazarin e Ri dhe krijimi i Qendrës së veçantë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Bosnje e Hercegovinës në Pazar të Ri.

Se çfarë fati të ri do të sjellin integrimet e reja rajonale dhe globale për Krahinën e Sanxhakut dhe popullin e saj, pritet të shihet në të ardhmen

Related Posts

Hòròskopi/ Do të fitoni çmendurisht LEK ne kete dite qe nuk e kishit menduar kurre kurrë

Dashi – Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime…

35 vite nuk kanë rreshtur së kërkuari Jetnorin dhe Valmirin: Dy nënat nga Korça besojnë në mrekulli

Një dhimbje 35-vjeçare, e pashuar dhe e mbartur me kurajë, shpaloset sot si një apel urgjent për publikun. Historia e kësaj familjeje modeste nga Floqi i Korçës,…

“Mësuesit e shkollave publike ‘zvarritin’ mësimin për të detyruar nxënësit të shkojnë në kurset e tyre private”

Një mësuese e sapodalë në pension ka dërguar një apel në redaksinë e JOQ Albania, ku shpreh shqetësimin e saj për një fenomen që, sipas saj, po…

Arbana Osmani trazon rrjetin, çfarë po ndodh mes saj dhe Eduartit?

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale pas një detaji që nuk u shpëtoi ndjekësve në postimin e saj të fundit….

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që do ta mbyllin 2025-ën me fat dhe shumë surpriza

Teksa po i afrohemi ditëve të fundit të vitit, disa shenja të zodiakut pritet të marrin hov dhe të përjetojnë ndryshime pozitive si në planin personal, ashtu…

LAJM i FUNDIT/ ZGJIDHET kreu i RI i SPAK! Ja kush është

Mbledhja e KLP, Klodjan Braho zgjidhet drejtues i SPAK me 7 vota. Adnan Xholi mori 3 vota, Elvin Gokaj 1 votë dhe Doloreza Musabelliu asnjë votë. Vijon…