A do ketë borë në Tiranë? Meteorologia e njohur: Dhjetori do jetë i bardhë, ky vit…

Meteorologia e njohur, Lajda Porja, ka zbuluar në “Wake Up” se kur do të nisin reshjet e dëborës. Sipas saj, të shtunën gjatë natës dhe ditën e diel do të ketë borë. Porja tha gjithashtu se dhjetori do të jetë i bardhë, pasi ky dimër do të jetë pak më i ftohtë se viti i kaluar. Gjithashtu meteorologia shtoi se në Tiranë nuk do të ketë reshje dëbore, por vetëm në Dajt mund të kemi mundësinë që t’a shijojmë.

“Aktualisht është një masë e ftohtë polare, e cila është zhvendosur në Europën Qendrore dhe Gjermania, Franca, Zvicra, Austria, janë me temperatura të ulëta.

Zonat malore, kryesisht është veriu dhe verilindja, më pak reshje do të ketë juglindja. Do të ketë dëborë të shtunën gjatë natës dhe ditën e diel. Ditën e diel ka reshje të pakta dhe pjesa më e madhe e tyre në dëborë. Nuk është se presim dëborë në Ultësirën Perëndimore apo në Tiranë. Se gjithmonë është kjo pyetja ‘a do kemi borë në Tiranë?’, jo. Tirana në përgjithësi shënon temperatura të larta.

Dëborën në Dajt e kemi parë herë pas here. Edhe këtë vit duke qenë se është parashikuar që ky dimër të jetë pak më i ftohtë se viti i kaluar, patjetër që mund të kemi mundësinë për të shijuar dëborën në Dajt. Le të shpresojmë që të kemi Krishtlindje të bardha, të paktën në zonat ku zakonisht bie”, tha Lajda.

Related Posts

Horoskopi JAVOR (1-8 Mars 2026): Parashikimi dhe renditja për të gjitha shenjat sipas FATIT

Lajmi i madh në renditjen e kësaj jave të shenjave më me fat të zodiakut është kalimi i Marsit në shenjën e Peshqve, ndërsa Afërdita po përgatitet…

💖H0T very H0T💖

Vd*kja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

Vetëm pak ditë më parë, në zonën e njohur si “treshi”, një fëmijë vetëm 7 vjeç humbi jetën në rrethana që duhet të trondisin çdo shoqëri normale:…

Tramvaji del nga shinat në Milano dhe përplaset: rreth 50 të plagosur, ka dhe viktima..

Një aksident tragjik ka ndodhur në Milano, ku një tramvaj i linjës 9 doli nga shinat pasditen e së premtes, më 27 shkurt, në segmentin mes Piazza…

Khamenei humb kontaktet, mediat izraelite: Mund të jetë v(r)arë!

Mediat izraelite po raportojnë se sulmet e fundit ajrore të koordinuara nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër objektivave në Irani kanë synuar edhe Udhëheqësin…

Gjendet një kovë me përzierje kimike në Vlorë: E rrezikshme, mund të shpërthejë

Një situatë e rrezikshme ka alarmuar autoritetet në Vlorë, pasi një kovë me përzierje kimike është gjetur në një ambient banese, duke çuar në izolimin e menjëhershëm…