“Vlora më e RREZIKUARA, Durrësi, Lezha…”/ Meteorologia e njohur: Në Itali po bëhet nami, fati i mirë që stuhia po vjen nga…

Mëngjesin e sotëm ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” meteorologia e njohur, Lajda Porja. Ajo kishte sjellë një hartë të Shqipërisë, ku tregonte se si do të jetë moti për këtë javë. Teksa komentoi ngjyrën pink që ishte i mbuluar i gjithë veriu, Porja u shpreh se është intensiteti më i lartë i reshjeve dhe se do të ketë përmbytje.

Ndërsa kur u ndal te ngjyra jeshile e errët, Lajda dha se do të bien nga 110-170 mm reshje shiu.

“Durrësi, Laçi, Shëngjergji, rrethinat e Tiranës, Gramshi, pjesërisht zonat e Elbasanit, të cilat do raportojnë më shumë probleme. Edhe kryeqyteti mund të ketë përmbytje lokale, jo intensive. Kjo ka të bëjë në fakt edhe me infrastrukturën e qytetit. Ndërkohë në zonat jugore, Vlora është më e ekspozuara, më e rrezikuara. Kemi parë që Vlora ka një historik me përmbytjet. Vlora përmbytet edhe me pak reshje shiu, edhe kur bien 20-50 mm.

Në zonat e jugut, Vlora, Gjirokastra, Tepelena dhe Përmeti, janë zonat të cilat do të marrin edhe sasinë më të lartë, le të themi 130 mm.

Kur flasim për fenomene ekstreme, flasim që në Itali po bëhet nami, në qendër dhe në jug. Atje ka patur dhe zona që kanë kapur 400 mm, është pak më e zbutur si stuhi. Fati i mirë është që kjo stuhi po vjen nga veriu dhe kemi zonën malore që na mbron pak ndaj këtij ekspozimi. Nëse kjo stuhi do t’a kishte epiqendrën në perëndim, pra nëse do të ishte Durrësi në frontin e parë të luftës, i binte që do të kishim përmbytje masive. Përmbytje patjetër që do të ketë, do ketë në zonat e veriperëndimit, Ultësirës perëndimore. Edhe Durrësi ka të njëjtin historik me Vlorën, përmbytet me pak milimetra. Por edhe Lezha është e ekspozuar, Laçi, Kruja”, tha meteorologia e njohur

Related Posts

Gishtat e dorës tregojnë shumë për personalitetin tuaj. Çfarë forme kanë gishtat tuaj?

Ky studim ka disa rezultate vërtet befasuese! Kërkimet shkencore bëhen vazhdimisht dhe shumica kalojnë pa u vënë re. Por ndonjëherë dalin në pah rezultate aq interesante, sa…

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

Një natë përpara Prime-t të së shtunës, Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku në një moment është përmendur…

Një zarf i zi, një rrëfim rrëqethës dhe një ballafaqim i shumëpritur/ Ja ku mund ta ndiqni live “Big Brother VIP Albania”

29 ditë që nga starti i Big Brother VIP 5 dhe tashmë, shtëpia është ndarë në grupe. Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpi këtë të…

“Kam dy të preferuar”/ Shakohoxha për BBV: Ju e keni njohur në një format tjetër Vrenozin, por ai është…

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Atalanta Kërçykun dhe Edea Demaliajn ka qenë Dritan Shakohoxha. Ish-komentatori sportiv ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me…

“Çfarë nuk bën për një copë famë”/ Debat i ashpër mes banoreve në BBVIP, Ina-Brikenës: Do sponsor tjetër për të të paguar miss-in

Dy nga banoret e Big Brother VIP, Brikena Selmani dhe Ina Aderi janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë ditës së sotme. Ato kanë hedhur akuza…

“Shkodra s’asht veç pedonalja”, pamja që duket si nga një film horror

Një situatë alarmante paraqitet prej kohësh në zonën e pallateve pranë Stacionit të Trenit, në Unazën Lindore të Shkodrës. Pamjet e siguruara nga terreni tregojnë një realitet…