Sali Berisha drejt prangave, vr*sjet e “21 janarit” pritet ta çojnë drejt një mase të re sigurie kryetarin e PD, ja…

Rigels Seliman

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se po shkon drejt një përplasjeje të re me drejtësinë dhe madje rrezikon prangat. Të premten që shkoi z. Berisha nuk ka zhgënjyer askënd, ndërsa refuzoi me vullnet të plotë paraqitjen para Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të dhënë dëshminë e tij si person që ka dijeni, për ngjarjen makabre të 21 janarit 2011, kur nga plumbat e Gardës së Republikës u vranë katër demonstrues dhe u plagosën disa të tjerë, të gjithë me duar në xhepa dhe në ikje. Berisha, asokohe kryeministër i Shqipërisë, gjendej në godinën e Kryeministrisë kur ndodhën këto vrasje, jo vetëm gjendej por ishte tepër aktiv, si zyrtari më i lartë në atë godinë, që kishte “primatin” e dhënies së urdhrave për të qëlluar turmën në “mish” e “trup”, më pas për të fshirë gjurmët e urdhrave për vrasje teksa fshiu kamerat e sigurisë, për të mos lejuar prokurorinë për të arrestuar zinxhirin komandues të Gardës dhe për të hetuar të gjitha veprimet e tjera të këtij lloji për ato momente tragjike të 14 viteve më parë.

Për këtë arsye dhe për shumë arsye të tjera, që kanë të bëjnë edhe me vendimin e Gjykatës së Strasburgut për masakrën e “21 janarit”, gjykatë e cila kërkoi me detyrim përcaktim rikthimin e hetimit dhe zbardhjen e urdhërdhënëseve për këtë krim makabër ku u shuan nga plumbat e Gardës 4 jetë njerëzish të pafajshëm teksa turma po shpërndahej, SPAK kishte dërguar dy herë fletëthirrje për Berishën që të paraqitej të premten e 14 nëntorit 2025 në orën 10.00 në SPAK për të dëshmuar, së paku fillimisht si person në dijeni. Por Berisha i është përmbajtur një “betimi” të kahershëm dhe të parë shumë herë, duke përsëritur të njëjtin veprim që ka bërë gjithnjë sa herë që “laku” i drejtësisë rreth qafës së tij është shtrënguar pasi dosjet në ngarkim të tij janë dosje të rënda penale, që mund t’i kushtojnë vite e vite të tëra burgu.

Berisha ka refuzuar të shkojë në SPAK, duke deklaruar një ditë më parë se nuk i ka ardhur thirrja nga ana e Prokurorisë së Posaçme. Megjithëse SPAK ia kishte dërguar dy herë, madje në tre adresa fletëthirrjen, konkretisht te selia e PD buzë Lanës, te kryesia e grupit parlamentar të PD në Kuvend, te banesa e tij, një pallat i tërë, në rrugën “Mustafa Matohiti” në qendër të Tiranës, por askush nuk ka pranuar të tërheqë fletëthirrjen. Mirëpo refuzimi i tij për t’u paraqitur para prokurorëve specialë nuk është thjesht një shmangie, por një lëvizje që mund të çojë drejt akuzave direkte sa i takon masakrës së “21 janarit” dhe eventualisht, prangave. Pra në këtë lojë të rrezikshme, Berisha po luan kartat me refuzimin dhe shmangien, ndërsa SPAK është gati të përdorë të gjitha mekanizmat ligjorë për të siguruar drejtësinë, ku vrasjet e “21 janarit” pritet ta çojnë drejt një mase të re sigurie (arrest me burg apo arreste shtëpie) kryetarin e PD.

Reagon SPAK

Por fakti që Berisha ka refuzuar fletëthirrjet u konfirmua edhe nga vetë Prokuroria e Posaçme, e cila përgënjeshtroi pretendimet e tij. SPAK sqaroi gjatë një reagimi për mediat se fletëthirrja që iu dërgua Berishës më datë 3 nëntor është kthyer pas me mbishkrimin “Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.” Ndërkohë, më datë 09 nëntor, është refuzuar marrja e zarfit të dërguar në banesë, ndërsa më 12 nëntor grupi i PD ka refuzuar të marrë fletëthirrjen nga Kuvendi. Më pas, SPAK thotë se njoftimi për urdhër-thirrjen është dërguar edhe në adresën zyrtare të emailit: sali.berisha@parlament.al, më datë 10 nëntor. “Prokuroria e Posaçme do të vijojë zbatimin e parashikimeve ligjore për njoftimin dhe paraqitjen e personit të thirrur, sipas afateve dhe detyrimeve të parashikuara në legjislacionin në fuqi”, thekson SPAK në njoftim.

Reagon Berisha

Ndërkohë Sali Berisha pretendon se nuk ka marrë asnjë fletëthirrje për të shkuar në SPAK dhe për t’u pyetur për krimin shtetëror të 21 janarit. Në konferencën për mediat, kreu i PD-së u hoq sikur nuk di t’i ketë shkuar në banesë apo në selinë blu fletëthirrja, por për në Kuvend, tha se e ka pranuar ‘partia e SKAP-it’. Për Berishën, ky është një spektakël i shëmtuar nga SPAK drejtuar nga Altin Dumani, pasi sipas tij, në banesë dhe në selinë e partisë ka njerëz të përgjegjshëm që do ta informonin. “Unë kudo, qoftë në seli, qoftë aty ku banoj, kam njerëz të përgjegjshëm, të cilët kurrë nuk mund të ndodhë të firmosin për një dokument që adresohet tek unë dhe të mos ma japin. Por kjo i intereson Altin Troplinit, i cili e shndërron atë institucion, i jep standardet e tij morale. Sot është data 14. Nga data 3 që pretendohet, deri me datën 14, ai dokument mund të vinte 5 herë në zyrën time, në shtëpinë time apo në Parlament.

Dhe nuk ka ardhur askund”, deklaroi Berisha këtë të premte pasi refuzoi të shkonte në SPAK. Më tej, z. Berisha u rikthye në ditën kur ka ndodhur ngjarja, duke thënë ka qenë njeriu i parë që ka kërkuar një hetim të plotë të ngjarjes. Por, për të, fajtori i vetëm është Edi Rama se donte t’i merrte pushtetin. “Unë isha thellësisht më i interesuar për hetimin, ndoshta më shumë se kushdo tjetër. Jo për veten time, se ata që patën qëllime të tilla, dështuan, por kjo duhet të zbardhej në interesin më të mirë të shtetit shqiptar. Po të hetohej organizatori, Edi Ramës duhet t’i faturohej atë që meritonte. Kurse Sali Berisha qëndroi në zyrën e tij, ditë pune, respektoi flamurin dhe detyrën që kishte. Pra, këto janë për këtë çështje. Këto dhe vetëm këto. Nuk më kanë thirrur, sa herë të thërrasin për çdo gjë, jo për këtë, unë shkoj, nuk kam asnjë lloj”, u shpreh ai. Z. Berisha vijoi sërish duke pretenduar se nuk i është dërguar fletëthirrja as në banesë dhe as në seli, sepse njerëzit e tij do e informonin, edhe pse vetë SPAK sqaroi në një reagim zyrtar se i janë refuzuar dy herë fletëthirrjet, njëra më 3 nëntor dhe tjetra e dërguar më 7 nëntor.

Në thirrjen e 3 nëntorit, që Berisha pretendon s’e ka marrë në banesë, SPAK e përgënjeshtron teksa thotë se i është kthyer mbrapsht me një shënim ku thuhej se rojet janë autorizuar që të mos marrin asnjë zarf. Pranimin e ftesës në Kuvend e justifikon me Taulant Ballën dhe se SPAK është i lidhur me partinë në pushtet. “Unë nuk kam pranuar? Kujt ia kanë ofruar? Se unë nuk e kisha dëgjuar këtë. Po në qoftë se këta thonë se ia dërguam dhe nuk e pranoi, këta janë mashtrues ordinerë. Janë të pafytyrë. Unë kam, fatmirësisht tek pallati njerëz që marrin postën me firmë. Të nxjerrin firmën. Unë kam njerëz në seli. A e kanë nisur në tre vende? Atëherë pse del se vetëm në parlamentin e Taulantit e paskan marrë? Shiko çfarë veglash të shpifura, të turpshme…Unë respektoj ligjin. Unë nuk merrem me trillime, nuk merrem me manipulime, nuk merrem me propagandë banale, unë respektoj ligjin. Ligji përcakton njoftimin.

Kurse ajo që thua ti, parlamenti, ajo tregon një lojë të turpshme të tyre. Pra, selia nuk e ka marrë, pallati nuk e ka marrë, ka njerëz aty, të thotë postieri cili ia refuzoi. E ka marrë Taulanti me 5 mbiemra, çka fakton lojën e turpshme të Altin Troplinit, i cili në turpe të tilla që asnjë ordiner nuk ia lejon vetes”, tha ai. Por kur u pyet për reagimin e SPAK, dhe emailin në të cilin gjithashtu i është dërguar fletëthirrja, Berisha u zu ngushtë. Ai pretendoi se përdor emailin e tij personal dhe jo atë me parlamentin, ku është dërguar fletëthirrja që ka çuar Prokuroria. Madje shkon edhe më tej teksa thotë se këtë adresë zyrtare të emailit ku është dërguar fletëthirrja t’ia kenë hapur për të bërë këtë show, siç e cilësoi ai. “Është një gënjeshtër absolute. Ato rojë janë njerëz të përgjegjshëm. Këta janë njerëz të pafytyrë. Janë njerëz të përgjegjshëm të cilët më kanë dorëzuar mua çdo lloj dokumenti që ka ardhur aty.

Dhe, kur organet gjyqësore kanë pasur, e kanë konsideruar të domosdoshme, i kanë dërguar me motoçikletë, me punonjës të policisë, gjykatës, etj, etj dhe nuk ka ndodhur kurrë kjo që thonë ata. Shiko, bëju bllok atij numrit të tyre sepse e kanë agjenci mashtrimi. Prandaj ju lutem shumë, bëjini bllok dhe report atij numrit, thuaju edhe kolegëve tuaj të bëjnë të njëjtën gjë sepse dezinformojnë….Emailin e hap çdo ditë. Nuk kanë dërguar asnjë. Unë email nuk përdor dhe nuk kam email në parlament. Nuk përdor email në parlament. Në qoftë se e kanë hapur dhe është, ato kanë rregulla komunikimi. Nuk është emaili ajo që komunikon. Posta ka rregulla, dorëzon njoftimin, firmos ai që merr njoftimin. Duket se kanë nisur pas këtyre bisedave, kanë hapur ndonjë llogari emaili kastile për këtë punë. Normalisht deputetët duhet të kenë llogari emaili, por unë nuk e kam përdorur kurrë”, nënvizoi Berisha.

Futet në lojë policia

Mirëpo një gjest i tillë nga një ish president i vendit dhe një ish kryeministër që synon sërish të drejtojë shtetin shqiptar, mund të shihet edhe si një arratisje që në sytë e shqiptarëve mund të shihet si prova e radhës e fajësisë së tij për krimin shtetëror të 21 janarit. Nëse thotë se është i interesuari i madh që ngjarja të zbardhet do të duhej të shkonte për të provuar pretendimin për pafajësinë e tij. Kodi i Procedurës Penale i ka të qarta hapat nëse një person që ka dijeni për një krim refuzon t’i përgjigjet thirrjes nga ana e organit të akuzës. Nëse kjo do të ndodhë edhe pas fletëthirrjes së tretë, atëherë SPAK ka detyrimin të urdhërojë shoqërimin e detyrueshëm të Sali Berishës, që të japë llogari për vrasjet në bulevard nga armët e shtetit, para zyrës së qeverisë që ai drejtonte.

Masakra e “21 janarit”

Sakaq kujtojmë se thirrja e Berishës vjen disa ditë pasi SPAK mori në pyetje Lulzim Bashën, në atë kohë ish ministër i Brendshëm. Më 30 tetor, Basha u mor në pyetje për rreth një orë, por në dalje nga Prokuroria e Posaçme ai nuk dha asnjë detaj, duke deklaruar se çështja është në hetim dhe se respekton sekretin hetimor. SPAK po heton ngjarjen që sistemi i vjetër e drejtësisë e gjykoi si “vrasje nga pakujdesia”. Insistimi i familjarëve të Aleks Nikës, viktima e vetme pa autor, bëri që dosja të rikthehej në vëmendje. Më 12 mars 2024, Gjykata e Lartë, pas vendimit të Strasburgut, urdhëroi SPAK-un të hetojë 21 Janarin si krim shtetëror dhe të zbardhë përgjegjësitë e drejtuesve të lartë, përfshirë Berishën, Bashën dhe Ndrea Prendin, për vrasjen e katër protestuesve Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika. Fillimisht, Prokuroria e Tiranës çoi në gjyq vetëm ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, dhe ish-efektivin Agim Llupo, të dënuar respektivisht me 1 dhe 3 vite burg, të cilët prej kohësh janë të lirë. Më korrik 2024, SPAK regjistroi procedimin penal për tre akuza: “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” në bashkëpunim, “shpërdorim detyre” dhe “pengim të zbulimit të së vërtetës”, të gjitha të kryera në bashkëpunim.

Related Posts

Si u mbyll pazari i tunelit/ Tenderi i Ballukut, ndërmjetësimi i Berberit dhe çmimi i fikstuar nga greku

Nga Elton Qyno Tenderi me vlerë 2 milion euro, që parashikoi mbikëqyrjen e punimeve që po kryheshin nga kompania “Gjoka Konstruksion” për hapjen e tunelit të Llogarasë,…

Shqiptari dhe 2 miqtë e tij grekë RRAHlN b*rbarisht për vd*kje 58-vjeçarin në mes të Athinës, arr*stohen! Krimi i mbuluar me mister…

Policia e Athinës ka identifikuar dhe arrestuar 3 personat e përfshirë në rrahjen për vdekje të një burri 58-vjeçar, i cili v diq në një aksident me…

“Vlora më e RREZIKUARA, Durrësi, Lezha…”/ Meteorologia e njohur: Në Itali po bëhet nami, fati i mirë që stuhia po vjen nga…

Mëngjesin e sotëm ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” meteorologia e njohur, Lajda Porja. Ajo kishte sjellë një hartë të Shqipërisë, ku tregonte se si do…

Gjithçka nën ujë, përmbytje dhe situatë kritike në Fushë-Mamurras, banorët: Gjendja e rëndë!

Këto janë pamjet tronditëse që vijnë nga qarku i Lezhës, pas motit të keq që goditi vendin orët e fundit. Dhe pikërisht kjo situatë vjen nga zona…

Dita e ‘kiametit’? Stuhia e reve të zeza, pothuajse ‘rrafshon’ qytetin

Një fenomen atmosferik tronditës u regjistrua në qytetin General Villegas, në Buenos Aires të Argjentinës, kur një stuhi me re të zeza mbuloi zonën dhe shtëpitë, duke…

“Alarm i kuq”/ Paralajmëron Lajda Porja: Veriu do të ‘pushtohet’ nga përmbytjet, reshje arrijnë 200-350 mm

Metereologia e njohur, Lajda Porja, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku zbuloi se si do të jetë moti gjatë kësaj jave. “Nëse…