Përmbytjet në Kosovë / Merret vendimi për ndeshjen ndaj Zvicrës

Kosova dhe Zvicra do të luajnë sot në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri” dhe do të trasmetohet drejtpërdrejtë në DigitAlb nga ora 20:45.

Dardanët ndodhen në vendin e dytë në klasifikim me 10 pikë, ndërsa Zvicra është e para me 13 të tilla. Për tu kualifikuar direkt, Kosovës i duhet një fitore me rezultat të thellë me shifrat 6-0, ndërkohë që helvetët mund ta ruajnë vendin e parë, me çfarëdo rezultati tjetër, qoftë edhe me humbje prej pesë golave diferencë.

Ndpërkohë që kjo ditë ka filluar me përmbytje të mëdha në Kosovë dhe madje edhe në Prishtinë ku do të zhvillohet ndeshja, një situatë që sigurisht ka sjellë edhe diskutime dhe kontrolle të shumta në stadiumin ku është parashikuar të luhet ndeshja.

Megjithatë delegatët e ndeshjes sëbashku me përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës kanë mbajtur nën vëzhgim situatën e fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” dhe më pas është institucioni i futbollit ai që ka nxjerrë një njoftim.

Federata e Futbollit të Kosovës sapo ka publikuar një pamje ku shihet gjendja në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fushën që duket në gjendje të shkëlqyer. “Gjithçka gati për Kosovë – Zvicër. Jemi Kosova, jemi Dardanët”, shkruan FFK.

Related Posts

Si u mbyll pazari i tunelit/ Tenderi i Ballukut, ndërmjetësimi i Berberit dhe çmimi i fikstuar nga greku

Nga Elton Qyno Tenderi me vlerë 2 milion euro, që parashikoi mbikëqyrjen e punimeve që po kryheshin nga kompania “Gjoka Konstruksion” për hapjen e tunelit të Llogarasë,…

Sali Berisha drejt prangave, vr*sjet e “21 janarit” pritet ta çojnë drejt një mase të re sigurie kryetarin e PD, ja…

Rigels Seliman Ish-kryeministri Sali Berisha duket se po shkon drejt një përplasjeje të re me drejtësinë dhe madje rrezikon prangat. Të premten që shkoi z. Berisha nuk…

Shqiptari dhe 2 miqtë e tij grekë RRAHlN b*rbarisht për vd*kje 58-vjeçarin në mes të Athinës, arr*stohen! Krimi i mbuluar me mister…

Policia e Athinës ka identifikuar dhe arrestuar 3 personat e përfshirë në rrahjen për vdekje të një burri 58-vjeçar, i cili v diq në një aksident me…

“Vlora më e RREZIKUARA, Durrësi, Lezha…”/ Meteorologia e njohur: Në Itali po bëhet nami, fati i mirë që stuhia po vjen nga…

Mëngjesin e sotëm ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” meteorologia e njohur, Lajda Porja. Ajo kishte sjellë një hartë të Shqipërisë, ku tregonte se si do…

Gjithçka nën ujë, përmbytje dhe situatë kritike në Fushë-Mamurras, banorët: Gjendja e rëndë!

Këto janë pamjet tronditëse që vijnë nga qarku i Lezhës, pas motit të keq që goditi vendin orët e fundit. Dhe pikërisht kjo situatë vjen nga zona…

Dita e ‘kiametit’? Stuhia e reve të zeza, pothuajse ‘rrafshon’ qytetin

Një fenomen atmosferik tronditës u regjistrua në qytetin General Villegas, në Buenos Aires të Argjentinës, kur një stuhi me re të zeza mbuloi zonën dhe shtëpitë, duke…