Balluku, akuza Klevis Balliut: Vjedhjen e ke pasur edukatë familjare, duke nisur nga kunata e dashur e Fahriut

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku i është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit të PD-së, Klevis Balliu, duke e akuzuar atë dhe familjen e tij për “ekspertizë” në vjedhje dhe përfshirje në afera me tendera shtetërorë.

“Kur flitet për vjedhje, Klevis Balliun duhet ta dëgjoni me vëmendje, sepse ka ekspertizë si askush në këtë botë. Është rritur në një familje ku vjedhja ka qenë pjesë e edukatës familjare,” deklaroi Balluku.

Ajo përmendi si rast “unik” në Shqipëri, siç e cilësoi, tezën e deputetit të PD-së, Blegina Agolli, të afërm të botuesit Fahri Balliu. Sipas saj, Agolli ka qenë njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe administratore e një kompanie private që merrte tendera publikë.

“Klevis Balliun duhet ta dëgjoni me vëmendje, sepse ka eksperiencë si askush në këtë vend, është rritur në një familje ku vjedhja ka qenë pjesë e edukatës familjare pasi është rasti unik në Shqipëri, kur tezja e tij ose kunata e tij, ose e dashura kunatë e Fari Balliut ishte sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe njëkohësisht administratore e Alpin Bau, një kompani e sajuar me një serb Sllobodan e kishte emrin si gjithë serbët dhe nga ana tjetër, zonja sekretare e përgjithshme e Ministrisë Blegina Agolli, e dashura kunatë e Fari Balliut, tezja e Klevisit. Ju them dëgjojeni Klevisin kur flet për vjedhje sepse është i masterizuar, ja kanë bërë që të vogël edukatën në shtëpi. Ajo ishte dhe administratore e një kompani e cila merrte tendera infrastrukture nga fondet e shtetit. Merrte fonde 150 mln euro të cilat i kanë ngrënë shpresoj bashke me Klevisin që flet kaq bukur për vjedhjet. Rast unikal në Shqipëri dhe nuk e di me cilën fytyrë shtyp mikrofonin, me cilën fytyrë del e flet aty. Po të kishte qenë SPAK në kohën e tezes tënde do ishte me siguri akoma në burg sot”, tha Balluku.

Reagimi i Ballukut erdhi pasi Balliu ngriti një sërë akuzash ndaj mazhorancës, duke përmendur edhe deklarata të DASH.

“Pse sot nuk diskutohet që DASH deklaroi se Sinaloa fle në zyrën e kryeministrit? Atje e shpallin organizatë terroriste dhe ju e fusni në kryeministri.

“Pse nuk keni hedhur buxhet për hetim financiar për këto kulla që denoncon edhe vetë SHBA? Dumani juaj thotë se ka 241 fletë-arreste që policia nuk i ekzekuton. Ju nuk po e mbroni qytetarin, por krimin”, u shpreh Balliu.

Related Posts

Horoskopi JAVOR (1-8 Mars 2026): Parashikimi dhe renditja për të gjitha shenjat sipas FATIT

Lajmi i madh në renditjen e kësaj jave të shenjave më me fat të zodiakut është kalimi i Marsit në shenjën e Peshqve, ndërsa Afërdita po përgatitet…

💖H0T very H0T💖

Vd*kja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

Vetëm pak ditë më parë, në zonën e njohur si “treshi”, një fëmijë vetëm 7 vjeç humbi jetën në rrethana që duhet të trondisin çdo shoqëri normale:…

Tramvaji del nga shinat në Milano dhe përplaset: rreth 50 të plagosur, ka dhe viktima..

Një aksident tragjik ka ndodhur në Milano, ku një tramvaj i linjës 9 doli nga shinat pasditen e së premtes, më 27 shkurt, në segmentin mes Piazza…

Khamenei humb kontaktet, mediat izraelite: Mund të jetë v(r)arë!

Mediat izraelite po raportojnë se sulmet e fundit ajrore të koordinuara nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër objektivave në Irani kanë synuar edhe Udhëheqësin…

Gjendet një kovë me përzierje kimike në Vlorë: E rrezikshme, mund të shpërthejë

Një situatë e rrezikshme ka alarmuar autoritetet në Vlorë, pasi një kovë me përzierje kimike është gjetur në një ambient banese, duke çuar në izolimin e menjëhershëm…