Shqipëria do të goditet nga i ftohti polar të shtunën, sinoptikania: më 27 nëntor pritet një tjetër fenomen

19 nëntor 2025

Sinoptikania Lajda Porja parashikon mot të ftohtë për fundjavën dhe ditët në vijim. Të shtunën në mbrëmje pritet depërtimi i një mase të ftohtë polare në Shqipëri, e cila aktualisht ka prekur Europën Qendrore.

Kjo do të sjellë dëborë në zonat malore, sidomos në veri-lindje, ndërsa në qarkun e Korçës reshjet do të jenë më të pakta. Temperaturat do të bien ndjeshëm, ndërsa reshjet do të vazhdojnë deri të hënën, me shi në ultësirën perëndimore dhe dëborë në zonat malore.

“Të shtunën në mbrëmje presim depërtimin e një mase të ftohtë polare, e cila është futur në Europën Qendrore. Do të kemi dëborë në zonat malore; më shumë në veri-lindje dhe më pak në qarkun e Korçës. Parashikohet që reshjet të mbeten prezente të dielën dhe të hënën e javës që vjen. Shi në ultësirën perëndimore dhe dëborë në zonën malore. Moti është i paqëndrueshëm”, tha Porja në një intervistë televizive.

Porja paralajmëroi se episodi i ftohtë do të vazhdojë deri të martën, me temperatura që në zonat malore mund të bien disa gradë nën zero.

Të mërkurën e javës tjetër pritet rritje e temperaturave dhe rikthim i reshjeve, me një fenomen të shkurtër më 27 nëntor, që mund të sjellë reshje të dendura, veçanërisht në veri dhe pjesërisht në qendër.

“Do të kemi episodin e ftohtë që do të mbajë temperatura deri disa gradë nën zero në zonat malore, të shtunën, të dielën, të hënën dhe deri ditën e martë. Të mërkurën e javës tjetër rriten temperaturat, rikthehen reshjet, dhe ka sinjale se më 27 të muajit mund të ndodhë një fenomen i shkurtër, i cili do të sjellë reshje të dendura. Më shumë në veri, por pjesërisht edhe në qendër.”

Në disa zona ekziston rreziku për përmbytje për shkak të lagështisë së lartë të tokës pas periudhës së reshjeve. Deri më 28 nëntor, moti pritet të mbetet i paqëndrueshëm.

“Në zona të caktuara do të ketë rrezik për përmbytje, sidomos pas kësaj periudhe ku toka është e tejngopur me lagështirë. Edhe sikur një episod i vogël reshjesh të bjerë, mund të jetë fatal për zonat e përmbytura. Deri më 28 nëntor moti mbetet i paqëndrueshëm.”

Related Posts

Horoskopi JAVOR (1-8 Mars 2026): Parashikimi dhe renditja për të gjitha shenjat sipas FATIT

Lajmi i madh në renditjen e kësaj jave të shenjave më me fat të zodiakut është kalimi i Marsit në shenjën e Peshqve, ndërsa Afërdita po përgatitet…

💖H0T very H0T💖

Vd*kja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

Vetëm pak ditë më parë, në zonën e njohur si “treshi”, një fëmijë vetëm 7 vjeç humbi jetën në rrethana që duhet të trondisin çdo shoqëri normale:…

Tramvaji del nga shinat në Milano dhe përplaset: rreth 50 të plagosur, ka dhe viktima..

Një aksident tragjik ka ndodhur në Milano, ku një tramvaj i linjës 9 doli nga shinat pasditen e së premtes, më 27 shkurt, në segmentin mes Piazza…

Khamenei humb kontaktet, mediat izraelite: Mund të jetë v(r)arë!

Mediat izraelite po raportojnë se sulmet e fundit ajrore të koordinuara nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër objektivave në Irani kanë synuar edhe Udhëheqësin…

Gjendet një kovë me përzierje kimike në Vlorë: E rrezikshme, mund të shpërthejë

Një situatë e rrezikshme ka alarmuar autoritetet në Vlorë, pasi një kovë me përzierje kimike është gjetur në një ambient banese, duke çuar në izolimin e menjëhershëm…