A duhet t’i lejojnë prindërit fëmijët të bëjnë make-up? psikologët shpjegojnë çfarë është normale dhe kur duhet kujdes

19 nëntor 2025

Nëse ndonjëherë vajza juaj 4-vjeçare ka kërkuar me ngulm të lyejë buzët apo ka insistuar të marrë penelin tuaj, mos u shqetësoni — nuk është sinjal alarmi. Sipas psikologëve, kjo është një sjellje krejt normale dhe madje e dobishme për zhvillimin emocional dhe identitar te fëmijët.

Psychologia Kathryn Keough shpjegon se prindërit shpesh i drejtohen me pyetjen nëse është “problem” që vajza e tyre ka fiksim të përdorë make-up-in e mamasë. Sipas saj, kjo është një pjesë shumë e zakonshme e rritjes.

Pse make-up-i si lojë është krejt i natyrshëm

Kënaqësia që fëmijët gjejnë te princeshat, buzëkuqi, rrobat me xixa ose lodrat që imitojnë produkte grimi nuk duhet parë si “kërcënim”, por si mënyrë për të eksploruar veten.

Që në 6 muaj, fëmijët fillojnë të ndërgjegjësohen për pamjen e tyre. Në 18 muaj, ata njohin veten në pasqyrë dhe imitojnë të rriturit. Një vogëlushe që lyen buzët është thjesht duke eksperimentuar me identitetin e saj përmes lojës.

Make-up-i si lojë, jo si standard bukurie

Ekspertët theksojnë se loja me produkte që lidhen me pamjen i ndihmon fëmijët të zhvillojnë imagjinatën, koordinimin motorik dhe aftësitë logjike. Ndalesat e rrepta mund t’u çojnë vajzave mesazhin e gabuar se interesi i tyre për “gjërat e vajzave” është i pavlerë.

Ndërkohë askush nuk shqetësohet kur djemtë luajnë me shkumë rroje, makina apo mjete ndërtimi. Po kimikatet? Ja çfarë duhet të dinë prindërit

Jo çdo produkt është i përshtatshëm për lëkurën e ndjeshme të fëmijëve. Disa produkte virale në TikTok kanë përbërës agresivë si retinoli, të rrezikshëm për moshat e vogla.

Një studim i Universitetit Columbia (2023) paralajmëron për kimikate në produktet e kujdesit personal për fëmijë. Specialistët sugjerojnë të shmangen produktet e rrezikshme — por jo loja në vetvete. Reagimi i tepruar mund të dëmtojë eksplorimin natyral të botës përreth.

Jo, vajzat nuk lyhen për t’u pëlqyer djemve

Miti se vajzat përdorin make-up “për të rënë në sy” bie poshtë nga ekspertët. Gratë përdorin buzëkuq për vetëbesim, stil apo arsye kulturore — siç e ka shpjeguar edhe figura publike Alexandria Ocasio-Cortez.

Mesazhi për prindërit? Lejojini të eksplorojnë

Në vend të ndalesave të rrepta, psikologët këshillojnë të jepet hapësirë për imagjinatë. Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se pamja është vetëm një pjesë e identitetit të tyre dhe se kreativiteti është arma e tyre më e fortë.

Related Posts

Horoskopi JAVOR (1-8 Mars 2026): Parashikimi dhe renditja për të gjitha shenjat sipas FATIT

Lajmi i madh në renditjen e kësaj jave të shenjave më me fat të zodiakut është kalimi i Marsit në shenjën e Peshqve, ndërsa Afërdita po përgatitet…

💖H0T very H0T💖

Vd*kja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

Vetëm pak ditë më parë, në zonën e njohur si “treshi”, një fëmijë vetëm 7 vjeç humbi jetën në rrethana që duhet të trondisin çdo shoqëri normale:…

Tramvaji del nga shinat në Milano dhe përplaset: rreth 50 të plagosur, ka dhe viktima..

Një aksident tragjik ka ndodhur në Milano, ku një tramvaj i linjës 9 doli nga shinat pasditen e së premtes, më 27 shkurt, në segmentin mes Piazza…

Khamenei humb kontaktet, mediat izraelite: Mund të jetë v(r)arë!

Mediat izraelite po raportojnë se sulmet e fundit ajrore të koordinuara nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër objektivave në Irani kanë synuar edhe Udhëheqësin…

Gjendet një kovë me përzierje kimike në Vlorë: E rrezikshme, mund të shpërthejë

Një situatë e rrezikshme ka alarmuar autoritetet në Vlorë, pasi një kovë me përzierje kimike është gjetur në një ambient banese, duke çuar në izolimin e menjëhershëm…