Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Gjermani, ku një 63-vjeçar dyshohet se ka vrarë katër anëtarë të familjes së tij në tre lokacione të ndryshme, përpara se të kryente vetëvrasje.
Lajmi u konfirmua përmes një deklarate të përbashkët nga Zyra e Prokurorit Publik të Tübingen dhe Policia e Reutlingen. Sipas autoriteteve, fillimisht ai ka qëlluar për vdekje motrën e tij 60-vjeçare. Më pas ai shkoi në biznesin familjar ku vrau dy djemtë, 27 dhe 29 vjeç.
Viktima e fundit ka qenë gruaja e tij 57-vjeçare, e cila dyshohet se nuk ishte nëna biologjike e djemve. Pas këtij akti makabër, autori ka drejtuar armën kundër vetes. Mjeti i krimit është gjetur pranë trupave të tij dhe bashkëshortes. Mediat lokale raportojnë se 63-vjeçari ishte gjuetar, por ende nuk dihet nëse e posedonte armën me leje.
Policia ka përjashtuar dyshime për persona të tjerë të përfshirë, ndërsa hetimet vazhdojnë.
“Ende nuk është e qartë se kur saktësisht janë kryer vrasjet. Jemi në fazat e para të hetimit”, tha policia për agjencinë gjermane të lajmeve Bild