E premtja përgjak rrugët/ Kamioni përplas makinën në autostradën Tiranë-Durrës, vetura përmbyset në kanal (Detaje)

Dy persona raportohet se kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme, si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Në ngjarjen rrugore janë përfshirë një veturë dhe një kamion mallrash.

Siç bëhet me dije, dy personat kanë qenë duke udhëtuar me makinë kur janë përplasur nga kamioni me targa të Kosovës.

Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë vetura ka përfunduar jashtë autostradës, e përmbysur në një kanal. Fatmirësisht, dy personat që ndodheshin në të kanë mundur të dalin dhe janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë.FOTO/ Kamioni përplas makinën në autostradën
Pamje nga aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës
Ata janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë së Shtetit dhe ato mjekësore.

Nga aksidenti, në autostradë është krijuar trafik i rënduar sepse një korsi e lëvizjes është bllokuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave e shkaqeve të aksidentit të ndodhur.

Related Posts

Vjen lajmi i madh për ata që kanë euro – ja çfarë sapo u njoftua pas kaq kohësh!

Tregu i këmbimit valutor në Shqipëri vijon të paraqesë luhatje të lehta, ndërsa monedhat kryesore ndërkombëtare po përcaktojnë ritmin e tregtisë dhe të lëvizjeve ekonomike në vend….

Tm*rr në vend, përplasen 10 makina

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Elbasan–Tiranë, duke krijuar kaos në qarkullim Sipas burimeve nga vendngjarja, të paktën dhjetë automjete janë përfshirë…

4 shenjat e zodiakut që do të takojnë dashurinë e jetës këtë dimër

Ka një freski në ajër, sezoni i përqafimeve ka mbërritur dhe Viti i Ri po afron, duke sjellë me vete shumë mundësi të reja. Nëse komeditë romantike…

I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, bie ne pranga autori

Policia e Bosnjë dhe Hercegovinës arrestoi një person, pasi akuzohet si ka vënë zjarrin automjetin zyrtar të kryetares së bashkisë së Mostarit, Marija Kordić, në fillim të…

A do të ketë reshje? Termometri zbret ndjeshëm por…, meteorologia jep lajmin e madh

Territori shqiptar hyn në fundjavë me mot kryesisht të qëndrueshëm, ndërsa reshjet mbeten të pakta dhe të izoluara, kryesisht në jug dhe në zonat lindore. Meteorologia Tanja…

“Duhet të dal urgjent”/ Dolce shpërthen në lot në mes të darkës, ja mesazhi që mori nga familja

Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4” është shoqëruar me momente paniku dhe lotësh, duke prishur qetësinë e darkës së të nominuarve. Protagoniste…