Banka Botërore: Kushti i 15 viteve për pension minimal është anomali, duhen reforma urgjente

Banka Botërore e ka cilësuar si anomali kushtin që kërkon 15 vite punë të deklaruara për të përfituar pension minimal në Shqipëri, duke paralajmëruar se mijëra persona me pak vite sigurimesh mbeten pa asnjë mbështetje financiare deri në moshën 70 vjeçare. Në analizën e saj për financat publike, institucioni thekson se ky kriter dekurajon pjesëmarrjen në skemat e sigurimeve, sidomos për punonjësit informalë dhe emigrantët, ndërsa mjaftueshmëria e pensioneve në vend është ndër më të ulëtat në rajon, me vetëm 32% normë zëvendësimi të pagës.

Sipas Bankës, rritja e shpejtë e pagave rrezikon të zgjerojë hendekun mes pagave dhe pensioneve, duke e bërë edhe më të ulët normën e përfitimeve dhe duke shtuar presionin mbi qëndrueshmërinë e skemës. Raporti kontribuues–përfitues është tashmë i brishtë, me vetëm 1.18 kontribuues për çdo pensionist, dhe pritet të përkeqësohet më tej pa ndërhyrje.

Një vëmendje të veçantë Banka i ka kushtuar skemave suplementare, të cilat sipas saj duhet të rishikohen për të ulur kostot dhe për të balancuar sistemin. Pensionet shtesë të miratuara për kategori si minatorët, ushtarakët dhe së fundmi politikanët e deputetët, kanë rritur deficitin e skemës, ndaj rekomandohet korrigjimi i tyre.

Në planin afatshkurtër, sugjerohet forcimi i luftës ndaj informalitetit, zgjatja e jetës aktive në punë dhe rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e kontributeve, përfshirë edhe emigrantët. Ndërkohë, në fazën afatmesme dhe afatgjatë, rekomandohet heqja graduale e subvencioneve në zonat rurale, reformimi i pensioneve shtesë në administratën publike, si dhe përshtatja e formulës së përfitimeve për të nxitur periudha më të gjata kontributesh. Banka sugjeron edhe eksplorimin e një sistemi të integruar me shumë shtylla që do të mbulonte më mirë qytetarët dhe do të rriste qëndrueshmërinë.

Një element i rëndësishëm i reformave përfshin stimulimin e kontributeve më të larta, çka nga njëra anë do të rrisë të ardhurat e skemës dhe nga ana tjetër mund të sjellë një rritje të pensioneve për ata që kanë punuar më shumë se 15 vite. Kjo, sipas Bankës Botërore, do të përmirësonte cilësinë e jetës dhe do të krijonte një sistem pensioni më të drejtë dhe më të qëndrueshëm.

Related Posts

Si nëpër filma/ Persona të ar’matosur grabisin makinën e blinduar brenda tunelit, marrin 2 mln euro! Vendosën dy mjete të djegura dhe gozhda në rrugë për pengimin e qarkullimit të mjeteve

Persona të armatosur kanë grabitur një automjet të blinduar në një autostradë në provincën e Reggio Calabria-s. Sipas raportimit të mediave italiane, ata kanë grabitur një shumë…

Tr’agjike, 19-vjeçari humb j’etën pasi hyri në kafazin e luanëve në një kopsht zoologjik

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur të dielën në Brazil, ku një 19-vjeçar humbi jetën pasi u sulmua mizorisht nga luanët në një kopsht zoologjik…

Sh’erri për një koment në TikTok, babai i 15-vjeçarit: Presim reagimin e trurit për të parë nëse ka d*mtime

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë shkollës “Dom Nikollë Kaçorri” në Durrës, ku një 15-vjeçar u plagos me thikë nga një bashkëmoshatar pas një konflikti të…

Horoskopi ditor, e martë 2 dhjetor 2025

Dashi Do i jepni rëndësinë e duhur jetës suaj ne çift gjate kësaj dite dhe do përjetoni ndjesi akoma me te veçanta se me pare. Dashuria për…

12-vjeçari p*rpIaset me makinën e të atit, 2 të pl*gosur

Mushqeta, Tiranë, 1 Dhjetor 2025/ Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Mushqeta, ku një 12-vjeçar ka marrë automjetin e të atit dhe ka humbur…

Zh’duket 13-vjeçarja në Tiranë, nëna denoncon rastin në polici

Një 13-vjeçare është larguar pa asnjë gjurmë nga banesa e saj. Ka qenë nëna e të miturës ajo që ka bërë kallëzimin në një nga Komisariatet e…