“O Astmer je i vogël, ik rritu”/ Pse Astmer Bilali i vr*u xhaxhain “fantazmës” Ibrahim Licit

Detaje të reja kanë dalë në pah nga vrasja e bujshme e Fatbardh Licit.

Referuar dosjes së siguruara nga SPAK gjithçka nisi që në orët e para të mëngjesit, ditën kur u vra Fatbardh Lici.

Mësohet se në atë ditë Astmer Bilali ka pasur një komunikim të ashpër telefonik me Ibrahim Licin.

Sipas dosjes thuhet se Astmer Bilali e ka marrë dhe e ka pyetur për ato që Lici kishte thënë për të, duke e akuzuar si grabitësin e “rikave” të Arjan Zogajt.

Tonet mes dyshes në fjalë janë goxha të larta dhe aludohet se mes të dyve ka patur pakënaqësi.

Bilali kërkon të dijë se çfarë konkretisht i ka thënë Behar Bajrit për të, ndërsa Lici i thotë që nuk i flet në telefon, por duhet që të takohen ballë për ballë për të diskutuar konfliktet dhe hatërmbetjet.

BISEDA E PARË:

Ibrahimi: Alo!
Astmeri: Hë mo Ibrahim.
Ibrahimi: Hë mor, po ti.
Astmeri: Ça bone? Si kalove?
Ibrahimi: Mir! Çar bën ti, po rrimë.
Astmer: Hë mo, a mnin (dhe vazhdon të shtyp butonin e telefonit për të ngritur volumin).
Ibrahimi: Tu ni jam.
Astmeri: Ça niva punë rikash, diça a ja fusin kot, ça është puna?
Ibrahimi: Kush ja fut kot?
Astmeri: Aaa.
Ibrahimi: Cili, cili?
Astmeri: A nin mo?
Ibrahimi: Tu nigju jam mor Astmer.
Astmeri: Më duket se nuk ke valë.
Ibrahimi: Cili? Ja fut kot.
Astmeri: Si?
Ibrahimi: Cili ja fut kot (ngrihet toni i zërit).
Astmeri: Punë rikash, diça me thanë, punë rikash.
Ibrahimi: Kush të tha cili ja fut kot e po të them vetë.
Astmeri: Nji kshu më thanë, diça niva.
Ibrahimi: Më thuaj kush të tha e po të them.
Astmeri: Po Behari më tha mо.
Ibrahimi: Beharit po i kam fol vetë punën e rikave.
Astmeri: Aaa, çfarë është ky muhabet. A i the ti gjë a çfarë?
Ibrahimi: Po, unë i kam thënё.
Astmeri: Aaa. E çfarë ishte kjo?
Ibrahimi: Si çfarë ishte?
Astmeri: Kjo puna e rikave.
Ibrahimi: Puna e rikave, ke marrë do rika në një vend, ke fillu nji kshu me rika dhe pastaj nga rikat ke fillu më gjatë, një shut, nji kët kam thënë.
Astmeri: Po mirë, po çfarë janë kto muhabete.
Ibrahimi: Po kot për qef.
Astmeri: Për qef……çfarë don me thënë me këtë muhabet.
Ibrahimi: Çfarë ke qef me të thënë unë ty?
Astmeri: Me thënë atë çfarë ke thënë ti, s’po du gjë më tepër.
Ibrahimi: Tana, tana me kallzo çfare ke thënë ti.
Astmeri: Çfarë kam thënë unë…?
Ibrahimi: Kam thënë pak kam thënë gjane që si me thanë… me kallzu se kush je ti,jo për më tepër.
Astmeri: Po mirë, arsyet pse?
Ibrahimi: Arsyet i ke thënë ti. Tapo t’i them. Hajde takohemi e t’i them arsyet e pa arsyet.
Astmeri: Arsyet.
Ibrahimi: Jo i kshu në telefon.
Astmeri: Po mirë në rregull.
Ibrahimi: Po.
Astmeri: Po mo mirë mo hajde se flasim.

Kështu biseda mes tyre shkëputet nga ana e Ibrahim Licit.

Më tej thuhet se Astmer Bilali tenton që ta telefonojë disa herë por Lici nuk ia hap.

Kur e hap celularin tonet ngrihen edhe më shumë, madje marrin edhe tipare kërcënuese.

Njëri flet për ‘shitje’, ndërsa tjetri kërkon që të sqarohen ballë për ballë.

Dhe sërish biseda mes tyre pas mbyljes së telefonit mbetet pezull.

Ibrahimi: O Astmer!
Astmeri: Po hape atë telefon. Na kena qenë shokë e kena fol me njëri – tjetrin, s’ka lezet.
Ibrahimi: O Astmer tapo folim nga afër.
Astmeri: Po mo Ibrahim, po.
Ibrahimi: Mos merr në telefon në orën 1 të natës.
Astmeri: Po të marr mo Ibrahim se çfarë janë keto punë rikash.
Ibrahimi: O Astmer Bilali! Tapo sqaroj nga afër, se nuk kam qef me fol në tel me ty.
Astmeri: Me fol në tel me mua se kena pas qenë, si s’po flet në tel punë rikash, çfarë janë kto gjëra?
Ibrahimi: O Astmer! Lëre telefonin o Astmer! Tapo rrimë nga afër e tapo sqaroj të tana.
Astmeri: Po rrimë, po s’ke se rri me mua Ibrahim me këto gjëra.
Ibrahimi: Po ti nuk ke ça rrin, se nuk vjen dot te unë.
Astmeri: Si?
Ibrahimi: Unë me qef duhet me tërheq me trajl e me zinxhirë me ardh te unë, nuk ke ardh.
Astmeri: Nuk kam ardh te ti, s’kam ardh për punë të tjera. S’kam pas gjë me ty.
Ibrahimi: Unë e di pse nuk vje ti.
Astmeri: Nuk di gjë ti.
Ibrahimi: T’a sqarova atë ditë.
Astmeri: Nuk di gjë mo ti o shok.
Ibrahimí: O Astmer Bilali!
Astmeri: Nuk e di pse nuk vi te ti.
Ibrahimi: O Astmer Bilali, a të them një gjë…… je i vogël o Astmer.
Astmeri: Unë i vogël?
Ibrahimi: Kena hëngër buke bashke
Astmeri: Kena hëngër bukë. Vetëm ti s’duhet me fol jam i vogël, vetëm ti s’duhet me fol se ne e njohim shumë njëri – tjetrin, kush jam unë e kush je ti.
Ibrahimi: Kush jam unë?
Astmeri: Po pra, punë rikash ty nuk të shkon.
Ibrahimi: Kush jam unë mo Astmer?
Astmeri: Vetëm ti nuk bën me fol.
Ibrahimi: Ti të kesh nder me kë ke ndejt mo Astmer e kë ke pas shok.
Astmeri: Ti do të kesh pas ner kë ke pas shok në radhë të parë.
Ibrahimi: Dhe të vij turp kë ke shit mo Astmer.
Astmeri: Kë kam shit mo, ça po thua?
Ibrahimi: E të vi turp për kush je bërë.
Astmeri: Çfarë je duke fol mo?
Ibrahimi: E në çfarë je shndërru, e kush je bo. Je shumë i vogël.
Astmeri: Çfarë kam bë? Kë kam shit unë mo?
Ibrahimi: Hajt se flasim.
Astmeri: Po s’jam shoku jot unë.

Pas kësaj bisede, Ibrahim Lici telefonohet sërish nga Bilali, por kësaj radhe ai nuk e hap telefonin.

Po atë ditë, në orën 7 të mëngjesit, në kafen e lagjes ekzekutohet xhaxhai i tij, Fatbardh Lici.

Për vrasjen, SPAK ka prerë një “urdhër arresti” për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin.

Ndërsa së fundmi u mësua se është arrestuar dhe e dashura e Safet Bajrit.

Marrë nga Zëri

Related Posts

Natë e kobshme për vendin: Tre persona humbin jetën

Një natë e kobshme ka qenë kjo e diel për vendin tonë, pasi tre persona kanë humbur jetën në rrethana të ndryshme brenda pak orësh. Rasti i…

Një stuhi e re dëbore godet këto qytete

Qytete të mëdha në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Nju Jorkun, Bostonin, Filadelfian dhe Uashingtonin, po përgatiten për një valë tjetër të motit ekstrem dimëror,…

Ngjarje tragjike në vend, një 18-vjeçar gjendet i

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së dielës në fshatin Kçiq të Mitrovicës. Burime të Gazetës Insajderi bëjnë të ditur se viktima është i…

Ajo që do ndodhë në qiell ditën e fundit të shkurtit, vjen një herë në jetë

Më 28 shkurt, qielli do të dhurojë një spektakël të rrallë që ndodh shumë rrallë në jetë, ndoshta vetëm një herë. Gjashtë planetë do të rreshtohen njëkohësisht,…

Edi Rama çmend europianët : Si shqiptarët shpëtuan 25,000 ushtarë italianë në 1943!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një rrëfim prekës dhe domethënës nga historia, duke rikthyer në vëmendje një nga episodet më pak të njohura, por më fisnike të…

Horoskopi javor (23 Shkurt -1 Mars 2026): Parashikimi pèr të gjitha shènjat dhe vlèrësimiî sipas fatît

Gjatë javës nga 23 Shkurti deri më 1 Mars 2026, Mërkuri retrograd në Peshq ju fton të rishqyrtoni planet tuaja dhe, duke u bashkuar me Afërditën, nxit…