Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 6 dhjetor në zonën e Freskut, ku një 26-vjeçar është goditur disa herë në kokë me çekiç. Sulmi dyshohet të jetë porositur nga dy personazhe të njohur të TikTok, të njohur me pseudonimet Aroni dhe Fire, të cilët janë irrituar nga komentet që i riu u kishte lënë gjatë transmetimeve të tyre live.
Për të kryer dhunën, ata kanë angazhuar 49-vjeçarin Helidon Marku, një person me të kaluar kriminale, i cili ka shkuar pranë rrethrrotullimit të Freskut dhe ka sulmuar brutalist viktimën. Goditjet me mjet të fortë i kanë shkaktuar të riut dëmtime të rënda, ndërsa autorët dyshohen se janë larguar menjëherë pas ngjarjes.
Situata është rënduar edhe më shumë pasi Aroni ka publikuar videon e dhunimit në rrjetet sociale, duke treguar momentet e goditjes së 26-vjeçarit. Ndërkohë që Marku është arrestuar, dy porositësit e dyshuar janë në kërkim. Ngjarja ka ngritur shqetësim të madh për shkallën e dhunës që ka shpërthyer për motive të vogla të nisura në rrjetet sociale.