Prapaskenat, një ministre e Edi Ramës pergjohet me një anëtare të Gjykatës Kushtetuese, si u arrit marrëveshja…

Rikthimi i zv/kryeministres Belinda Ballukut në detyrë duket se ishte vendosur përpara se Gjykata Kushtetuese të merrte vendimin të premten që shkoi. Gazeta “SOT” ka mësuar se një ministre e rëndësishme e kabinetit “Rama 4” është kapur në përgjim duke komunikuar me një anëtare të Gjykatës Kushtetuese, vetëm pak ditë para se të merrej vendimi që do të vendoste fatin e zv/kryeministres Belinda Balluku. Burime nga brenda institucioneve flasin për një dialog ku ministrja ka kërkuar nga gjyqtarja të votojë pro rikthimit të Ballukut, duke sfiduar vendimin e Gjykatës së Posaçme dhe rrezikuar integritetin e procesit gjyqësor.

Pas bisedës telefonike, mësohet se stafet përkatëse janë koordinuar për të “siguruar” rezultatin e votimit, një lëvizje që ngre dyshime të forta për ndërhyrje të sofistikuar politike në Kushtetuesen. Vendimi final i Gjykatës Kushtetuese, i shpallur me shumicë votash, rikthen në detyrë zv/kryeministren dhe ministre të Infrastrukturës, duke pezulluar vendimin e GJKKO-së të 20 nëntorit.

Votuan pro: Sonila Bejtja, Gent Ibrahimi, Sandër Beci, Marjana Selimi dhe Fiona Papajorgji; kundër ishin tre gjyqtarë, të shqetësuar për shkeljen e ekuilibrit kushtetues. Ndërkohë në kulisat e pushtetit, flitet për një lojë të sofistikuar strategjike: një telefonatë që mund të ketë vendosur fatin e Ballukut dhe të pushteteve në Shqipëri. Megjithatë pyetja që trondit opinionin: A ishte një marrëveshje e fshehtë për të manipuluar Kushtetuesen, apo thjesht një rastësi fatale? Faktet janë të pakundërshtueshme, por misteri mbetet: çfarë do të ndodhë më 22 janar dhe cili do të jetë çmimi politik i këtij skandali në kulisat e pushtetit? Më poshtë po pasqyrojmë detaje nga çështja “Balluku”.

Detaje nga vendimi i Kushtetueses
Konkretisht zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, do të rikthehet në detyrë. Me shumicë votash, të premten që shkoi u vendos pezullimi i vendimit të GJKKO-së i datës 20 nëntor. Më herët, Gjykata kishte vendosur të merrte në shqyrtim ankimin e Kryeministrit Rama për një përplasje kompetencash së krijuar nga akti i GJKKO-së. Gjykata arriti në përfundimin se “vazhdimi i masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, njëkohësisht zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, rrezikon të sjellë pasoja që prekin interesat shtetërorë gjatë ushtrimit të kompetencave kushtetuese të pushtetit ekzekutiv në drejtim të përcaktimit të politikave të përgjithshme shtetërore.

Në vendimin e plotë që është publikuar në Fletoren Zyrtare, thuhet se gjyqtarët që votuan pro kërkesës së kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit për pezullimin nga detyra, ishin Sonila Bejtja, Gent Ibrahimi Sandër Beci, Marjana Selimi dhe Fiona Papajorgji. Ndërsa tre gjyqtarë, Asim Vokshi, Ilir Toska dhe Marsida Xhaferllari, ishin kundër pushimit të efekteve të pezullimit të Ballukut. Sipas tyre: “Pezullimi i vendimeve gjyqësore të shkallës së parë, që presin të shqyrtohen në apel shkakton pasoja të tilla, që jo vetëm nuk zgjidhin ndonjë mosmarrëveshje kushtetuese, por dëmtojnë ekuilibrin e drejtë kushtetues që duhet të ekzistojë midis interesave që janë të pranishëm në çështjen konkrete (nga njëra anë miradministrimi dhe pavarësia e pushtetit gjyqësor, ndërsa nga ana tjetër ushtrimi i rregullt i kompetencave nga organet kushtetuese, Kryeministri, Këshilli i Ministrave, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme).”

Kryeministri Rama i cili që në momentin e parë foli për një ndërhyrje brutale të një pushteti si ai gjyqësor, në kompetencat e një pushteti tjetër, si ai ekzekutiv, mund t’i gëzohet kështu një suksesi të parë. Më herët, trupa e 8 anëtarëve aktualë të Gjykatës Kushtetuese, po me shumicë votash, 5 me 3, kishte vendosur edhe kalimin për shqyrtim të ankimit të Ramës, duke e legjitimuar atë si palë në proces. “Me shumicë votash, kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike për shkak të interesit të lartë publik që ka kjo çështje dhe thirrjen në cilësinë e subjekteve të interesuara të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës”, njoftoi Gjykata Kushtetuese. Seanca publike u caktua të mbahet më 22 janar, nga ora 10:00 për shqyrtimin e ankimit, për të cilin do të shprehet nëse GJKKO ka fuqi për pezullimin e një anëtar të Këshillit të Ministrave. Në këtë seancë, përveç qeverisë, Kushtetuesja ka thirrur edhe përfaqësues nga Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme, si dhe nga Parlamenti e Presidenca si subjekte të interesuara.

Çfarë ka ndodhur?
Pezullimi i vendimit të GJKKO-së që e rikthen në detyrë Ballukun, nuk prek masën tjetër të sigurimit ndaj saj, atë të ndalimit të daljes jashtë shtetit, masë kjo e paankimuar nga qeveria. Pasaporta e zv/Kryeministres vijon të jetë e bllokuar. Gjykata Kushtetuese, e cila në kohën e seancës më 22 janar do të ketë drejtues të ri, do duhet të zgjidhë konfliktin e kompetencave GJKKO-Këshilli i Ministrave, pra nëse Gjykata e Posaçme ka ekskluzivitet për të pezulluar nga detyra një anëtar qeverie. Kjo është vetëm një prej pikave të ankimit të Ramës, i cili shfuqizimin përfundimtar të vendimit të GJKKO-së. Në ankim, kryeministri i kërkon Gjykatës Kushtetuese të interpretojë dhe nenin 103 të Kushtetutës, i cili i njeh anëtarit të Qeverisë imunitetin e deputetit. Më 20 nëntor, Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra Belinda Ballukun në 2 pozicionet e saj qeveritare, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo është marrë e pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogorasë dhe është nën hetim për tenderin e Lotit 4 të Unazës së Madhe. Në të dy rastet, dyshohet se fituesi është paracaktuar. Lajmi i marre nga Sot.com.al,

Related Posts

Heroi që shpëtoi qytetin! Mblidhen 1 mln dollarë pë burrin që i mori armën terroristit në Australi! CEO miliarder i dhuron…

Një miliarder amerikan i ka dhuruar 65 mijë dollarë Ahmed Al Ahmedit, burrit që u shndërrua në hero gjatë sulmit të përgjakshëm në Bondi Beach, pasi arriti…

15 dhjetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me 82.7 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do…

Horoskopi ditor, shenjat më me fat

Do ruani një lidhje me force gjate kësaj dite sepse ne fakt partneri do e ketë mendjen gjetiu. Gjeni mënyrën e duhur për ta mbajtur atë pas…

Lajm i madh! Miliarderi Samir Mane bën investimin e bujshëm për të s*murët me k*ncer!

Në Spitalin Onkologjik të Tiranës, aty ku çdo ditë pacientë nga e gjithë Shqipëria përballen me trajtime të gjata, të lodhshme dhe emocionalisht sfiduese, Fondacioni Mane ka…

Autobusi me nxënës bie në humnerë, të paktën 10 të vd*kur dhe 20 të pl*gosur

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur pasi një autobus që transportonte nxënës të një shkolle të mesme ka rënë në…

Dy vjet pas zhdukjes misterioze të 31 vjeçares, autoritetet bëjnë zbulimin TRONDITËS!

Telefoni i një udhëtareje të zhdukur është zbuluar dy vjet pasi ajo u zhduk në mënyrë misterioze me një zbulim të jashtëzakonshëm që ka nxitur një kërkim…