Ndryshim i madh/ Për herë të parë në Shqipëri do futet platforma e re, bileta…

Jo më biletë fizike, por gjithçka në mënyrë elektronike, kjo është një ndër arritjet që Edi Rama synon të realizojë në mandatin e katërt qeverisës.

Sektori i transportit do të zërë një peshë të rëndësishme në realizimin e premtimeve që qeveria synon t’i bëj konkrete gjatë 4 viteve të ardhshme.

Transporti publik një nënkategori që kërkon vëmendjen do të elektrifikohet ndërsa do të përfshijë edhe sisteme digjitale.

“Implementojmë sistemet elektronike të biletave dhe GPS/AVL, duke garantuar menaxhim transparent, monitorim në kohë reale dhe shërbim të besueshëm për qytetarët”.

Në funksion të qytetarëve por edhe qyteteve të pastra e të gjelbra do të shtohet dhe flota elektrike me 100 autobusë të tillë me standarde të reja sigurie, efikasiteti dhe respekti për mjedisin. Për monitorimin e të gjithë transportit publik, qeveria do të krijojë një kompani shtetërore.

“Ngremë shoqërinë shtetërore si Agjenci Kombëtare për Transportin Publik, që në fazën fillestare ofron shërbime në 7 itinerare turistike kombëtare dhe ofron transport publik shkollor në tre zona të vendosura strategjikisht në veri, jug dhe juglindje, aty ku nxënësit kanë vështirësi në aksesimin e shkollës, duke garantuar mundësi të barabarta arsimimi për çdo fëmijë,